Angli / Man City kthehet tek fitorja, mposht WBA-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2014, 15:17
Manchester City ka arritur të mposhtë 3-1 WBA-në, në javën ë 35 të Premier League.Për ekipin e Pelegrinit kanë shënuar 3 futbollistë argjentinas, si rrallë herë. Vendasit e zgjidhën shumë shpejt takimin, kur Zabaleta dërgoi në rrjetë topin e grushtuar nga Foster pas tentativës së Agueros.7 minuta më vonë, Aguero do të provonte shënjestrën e tij, me një supergol nga jashtë zone.Me avantazhin e dyfishtë, Siti i lejon vetes edhe të përgjumet dhe në kundërsulmin e radhës ndëshkohet nga Dorrans.Por, goli vetëm sa zemëron më shumë milionerët, që do të vulosin rezultatin që në pjesën e parë kur Demikelis.Me këtë fitore ata ngjiten në kuotën e 74 pikëve, vetëm 6 pikë pas Liverpulit të vendit të parë.