Haxhiosmanoviç: Asgjë nuk është mbyllur, pas ndeshjes me Tiranën mund të festojmë

Trajneri i Vllaznisë mundohet të qëndrojë "me këmbë në tokë" në lidhje me situatën dhe momentin e keq që Vllaznia e hodhi pas krahëve dhe tani ndodhet në vendin  e pestë ku mund të "luftojë" dhe për një vend në Kupat e Europës.Trajneri malazez shpreh gjithashtu bindje të fortë se ekipi i tij do të fitojë në fundjavë përballë Tiranës."Më vjen mirë që poshuajse kemi kaluar momentin e keq, tani jemi disi më të qëtë por askush nuk duhet të festojë para kohe.Kurrësesi nuk mund të mendojmë për Kupat e Europës, objektivi ynë është të qëndrojmë në Supërligë.Ndeshja me Tiranën? E shoh një sfidë delikate ku humbja do na prishte punë, por kam bindje se futbollistat e mi do ta fitojnë këtë përballje.Vëtëm pas fitores në 'Qemal Stafa" mund të festojë çdo shkodran". - mbyll deklaratën Haxhiosmanoviç