Simeone: I dimë pikat tona të forta dhe të dobta, do mundohemi të bëjmë më të mirën
Trajneri argjentinas i Atletiko Madridit ka folur për mediat para takimit të parë të vlefshëm për gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Çelsit.“Nuk jemi ekipe të njëjta por kemi shumë ngjashmëri. Kemi mbrojtjet më të mira në kampionatet respektive.Luajmë lojë sulmuese direkte. Jemi gjithashtu mirë në goditjet standarte. Këto karakteristika kanë drejtuar secilin prej ekipeve të luftojë për trofe.Por analizën e sezonit do ta bëjmë në fund pasi nuk kemi fituar ende asgjë.Ne i dimë pikat tona të forta dhe ato të dobta. Do mundohemi të shfrytëzojmë cilësitë tona dhe të shmangim ndikimin e dobësive.Gjendja mendore e Kurtuasë është njësoj si ajo e lojtarëvë të tjerë. Janë të gjithë entuziastë dhe e dinë rëndësinë e këtij takimi si për ta dhe për klubin.Kjo është një gjysëmfinale dhe si e tillë do të jetë shumë e fortë. Detajet do të vendosin takimin. Puna në grup do të jetë e rëndësishme për të ndihmuar kualitetet individuale që të zgjidhin takimin.Kush ti bëjë më mirë këto gjëra do të jetë më pranë fitores. Nuk e kam vendosur ende taktikën sepse po e ndjek me kujdes formën e lojtarëve në stërvitje.”