Mevlan Murati, pas pasaportës Shqiptare, gati kalimi tek Shpresat

Punët po ecin shumë mirë për talentin maqedonas të Partizanit, mbrojtësin Mevlan Murati.Pas paisjes së futbollistit me pasaportë Shqiptare, trajneri i ekipi Shpresa është gati për t'i derguar atij një ftesë pasi shihet si një futbollist me shumë kualitet.Mbrojtësi i Partizanit pritet të bëjë debutimin për ngjyrat kuqezi në miqësoren e majit, që ekipi ynë Shpresa do të luajë në Itali.Murati u shpreh kështu për mediat shqiptare në Maqedoni: “Besoj se çdo shqiptar do ta dëshironte këtë pasaportë, ndaj ndihem i lumtur që pata fatin ta marr edhe unë këtë pasaportë shqiptare. Shpresoj të kem ftesë nga Kombëtarja shqiptare e futbollit, dhe premtoj se do të jap maksimumin".