Itali / De Siglio: Nëse Milani më shet, do të vlerësoj ofertat

"Nëse Milani do të vendosë që të më shesë, unë do të vlerësoj atë ekip dhe çka ofron."Mbrojtësi i Milanit, De Sciglio foli për të ardhmen e tyre për Sky: "Në futboll  kurrë nuk e dimë se çdo të ndodhë, çështjet ekonomike mund të ndikojnë që drejtuesit të marrin si vendim për të më shitur mua,  dhe unë do të vlerësoj çdo ofertë që do të më vijë.Sigurisht, gjithmonë jam i kënaqur kur dëgjoj se për mua interesohet një ekip si Real Madrid.Unë do të doja shumë që të vazhdoja të luaja në Milano, për të fituar gjithçka".