Superliga Shqiptare / Skenderbeu, Kthehet Orelesi, buzeqësh Josa

Duket se problemet për kampionët e Shqipërisë, Skenderbeun po marrin fund. Trajneri i ekipit Mirel Josa ka marrë një lajm të shkëlqyer nga stafi mjeksor.Mesfushori nigerian Orelesi pothuajse ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe pritet që të vihet nën urdhrat e trajnerit Josa.Orelesi është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Skënderbeut dhe kthimi i tij i lehtëson punën trajnerit pasi mesfusha nuk ka qenë në nivelin e duhur që pas mungesës së nigerianit.Skënderbeu udhëheq Superligën me +8 pikë larg nga ndjeksit e Kukësit kur kanë mbetur dhe 4 javë për t'u luajtur. Titulli i katërt rradhazi duket thjesht një formalitet për korçarët.