Ançeloti: Bajerni mund të jetë "macja e zezë" e Realit por jo e imja

Trajneri italian i Realit të Madridit ka folur për mediat para takimit të parë të vlefshëm për gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit.“Ronaldo është stërvitur mirë në këto ditë dhe me shumë mundësi do të luajë, por nuk i dihet përfundimisht pasi do të vendosim nesër. Megjithatë kemi besim se do të luajë.Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme por asgjë nuk vendoset këtu. Mund të ndodhe që të fitojmë takimin e parë në shtëpi por çdo gjë do të mbyllet të martën në Gjermani.Bejli është shumë i kënaqur. Dje kishte një problem të vogël por tashmë e ka kaluar. Ka besim si e gjithë pjesa tjetër e ekipit. Pas asaj që bëri kundër Barcelonës normalisht që do të ketë më shumë besim ne vetvete. Sidoqoftë nuk besoj se Bajerni është frikësuar nga ai gol.Me kalimin e kohës loja jonë është përmirësuar dhe ne kemi dëshirën më të madhe nga të gjithë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Trofeu numër 10 nuk është një fiksim por një motivim akoma edhe më i madh.Fakti që Bajerni është macja e zezë e Realit s’do të thotë që është edhe e imja. Megjithatë kjo nuk është asgjë sepse unë kam besim tek lojtarët e mi dhe tek cilësia e tyre ndaj besoj se nesër do të shohim një Real shumë të mirë.”