Guardiola: Pathyeshmëria ime këtu ka qënë me tjetër ekip dhe në tjetër situatë
Trajneri spanjoll i Bajernit të Mynihut ka folur për mediat para takimit të parë të vlefshëm për gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Realit.“Gjithmonë jam i lumtur të luaj në gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve, aq më tepër në Madrid dhe në drejtimin e një ekipi si Bajerni. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv.Statistikat e mia në Bernabeu janë me një ekip tjetër, në një kohë tjetër dhe në një situatë tjetër që nuk ka lidhje me Bajernin. Ne duhet të performojmë në mënyrë të përkryer për të fituar. Kjo gjë nevojitet gjithmonë ndaj Realit dhe aq më tepër në një gjysëmfinale.Për mua është diçka e veçantë të luaj në Spanjë dhe shpresoj që ekipi im të përshtatet mirë. Shpresoj gjithashtu që Kristiano Ronaldo të luajë sepse në fund të fundit futbolli luhet për njerëzit dhe ata duan të shohin në fushë më të mirët.Të fitosh Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë pasi ka shumë konkurrencë por unë jam krenar për ekipin tim. Kemi fituar Bundesligën që në mars, jemi në finale të kupës dhe në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve. Nuk është pak.”