Në Durrës të bindur: Mundim Skënderbeun dhe sigurojmë Europën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2014, 18:48
Fundjava do të sjellë një sfidë mjaft të vështirë dhe delikate për durrsakët e Teutës. Ata do të presin në "Niko Dovana" Skënderbeun.Edhe pse ndeshjet e fundit kanë folur pozitivisht për Teutën, pasi shihet si ekipi i cili mund t'i hapë punë në çdo moment Skënderbeut, kjo ndeshje do përqëndrim dhe kujdes pasi luajnë shanset e fundit për të siguruar një vend në Kupat e Europës.Në kampin e Teutës janë të gjithë optimistë në lidhje me këtë takim, duke filluar që nga trajneri, lojtarët dhe mbi të gjitha tifozat të cilët premtojnë mbështetje masive në shkallët e stadiumit.Ata besojnë se Teuta do t'ja dalë ta fitojë këtë ndeshje e cila do ta afronte së tepërmi me vendin e tretë çka do të thoshte pjesmarje direkt në Kupat e Europës.