Manchester Unitedit shkarkon trajnerin David Moyes
David Moyes nuk është më trajner i Manchester Unitedit.Trajneri skocez është shkarkuar nga klubi anglez, pas rezultateve zhgënjyese të këtij sezoni. Ish trajneri i Evertonit ka falënderuar stafin në qendrën stërvitore Carrington, ndërsa lajmin ia ka konfirmuar Moyesit shefi ekzekutiv, Ed Woodward. Klubi ndërkohë e ka falënderuar Moyesin për punën që ka bërë me skuadrën gjatë këtij sezoni.Familja Glazer, pronare e klubit, humbi durimin pas rezultateve zhgënjyese, ndërsa fatale ka qenë humbja ndaj Evertonit 2:0.United gjendet në vendin e shtatë në Premierligë, 13 pikë larg vendit të katërt, e cila çon në Ligën e Kampionëve. Përkohësisht, deri në fund të sezonit ekipin do ta drejtojë Ryan Giggs, i cili do të jetë në krye të ekipit që nga ndeshja e së shtunës kundër Norwichit.Ndërkohë, holandezi Louis Van Gaal mund ta marrë në dorë ekipin gjatë verës, pasi të përfundoj botërorin me Holandën. Ndër kandidatët e tjetër të mundshëm për të drejtuar djajtë e kuq në fillim të sezonit tjetër janë edhe Guardiola, Simeone dhe Klopp.David Moyes ka thyer shumë rekorde te Manchester United, por për këtë ai duhet ta konsideroj veten si të pafat. Kështu United nuk arriti të kualifikohet në Champions për herë të parë që nga viti 1995. Kjo ishte paraqitja më e dobët e Dijajve të Kuq në Old Trafford për më shumë se një dekad. Skuadra pësoi 3 humbje radhazi, hera e parë pas vitit 2001. U eliminua nga FA Cup në raudin e parë, një gjë e tillë ka ndodhur vetëm një herë nën drejtimin e Ferguson. Humbja e parë nga Njukasëll në Old Trafford që nga viti 1972.United për herë të parë ka pësuar gol që në minutën e parë, me autor Dzekon ndaj Sitit. Ndërkohë është edhe hera e parë që Manchester City, Everton dhe Liverpool kanë mundur United brenda e jashtë që nga formimi i Premier League.