Arrestohet Emiljan Burba, i kërkuar nga Interpoli për trafik droge

Arrestohet këtë paradite i kërkuari nga Italia për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Emiljan Burba.Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme arriti të bëjë kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar të Emiljan Sofo Burba, 42 vjeç, banues në Tiranë.CaptureKapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tij u krye për ekstradim në Itali, pasi nga zyra e Interpol Tirana, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.  Nga Gjykata e Apelit në Torino Itali, rezulton se në vendimi e marrë më 15 prill të këtij viti, Burba është dënuar me 21 vjet burgim, për veprën penale të "Trafikimit të drogës".Policia njofton se materialet proçeduriale i janë kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ndaj tij.