Trafiku i drogës, kërkesa e PS-së sot në Konferencën e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë sot kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zbardhjen e akuzave të bëra nga opozita që implikojnë Forcat e Armatosura në trafikun e drogës.Mësohet se në mbledhjen e grupit të PS nëj ditë më parë janë mbledhur firmat e nevojshme që një kërkesë e tillë ti dorëzohet Kuvendit.Ligjërisht duhet që 35 deputetë të firmosin një kërkesë të tillë.Tashmë kërkesa është dorëzuar dhe do të merret në shqyrtim nga Konfernca e kryetarëve që mblidhet paraditen e sotme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse konferenca e kryetarëve do të vendosë për kalimin e kësaj kërkese në seancën e së enjtes në Kuvend.