Elbasan, zihen për bagëtitë, dhunohet barbarisht nga bashkëfshatarja
Një konflikt banal për kullosën e bagëtive ka bërë që 58-vjeçarja Arta Tollumi të dhunohet barbarisht nga një bashkëfshatare e saj. Ngjarja është shënuar në fshatin Shelcan në rrethin e Elbasanit ku Tollumi është rrahur barbarisht nga bashkëfshatarja për faktin se i ka kaluar bagëtitë nga toka e saj.Me shenja dhune në të gjithë trupin, 58-vjeçarja është paraqitur në spitalin rajonal nga ku po merr ndihmën mjekësore, ndërkohë që akuzon policinë se nuk ka marrë masat ndaj personave dhunues.Edhe familjarët e saj kërkojnë drejtësi, ndërkohë që shprehen se gjendja e 58- vjeçares paraqitet e rëndë, pasi sipas mjekëve dhuna e ushtruar i ka shkaktuar edhe demtime të brendshme në organizmin e saj.
(Në foto:58-vjeçarja e dhunuar Arta Tollumi në spital)Ndërkohë në lidhje me ngjarjen, burime zyrtare nga policia e Elbasanit shprehen se menjëherë pas marrjes së denoncimit është bërë verifikimi dhe po procedohet penalisht shtetasja e akuzuar.Për shkak se ajo është nënë e një foshnje, ndaj saj nuk është marrë masa e arrestit, ndërkohe që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për të vijuar hetimet.