Shkodra, Durrësi e Lezha lëkunden nga tërmeti, epiqendra në Adriatik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2014, 09:12
Rreth mesnatës së mbrëmshme lëkundje sizmike janë ndjerë në disa qytete bregdetare të vendit. Tërmeti është regjistruar rreth orës 23.25 në Shkodër, Durrës dhe Lezhë.Instituti i Sizmiologjisë bëri të ditur se tërmeti ka qënë me magnitudë 4.4 ballë dhe epiqendra e tij ka qënë në det.Sipas të dhënave nga ky Institut, epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qënë në detin Adriatik, 36 km larg bregdetit të Lezhës, 72 km larg nga kryeqyteti i vendit, Tirana.Lëkundjet kanë qënë të forta, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale dhe as të lënduar. Mediat në Mal të Zi bëjnë të ditur se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Ulqin.