Kosovë, 80 vota për themelimin e Gjykatës speciale

Kërkohen 80 votat e deputetëtve të Kuvendit të Kosovës për miratimin dhe themelimin e Gjykatës speciale për krimet e luftës. Qëndrimet e partive politike janë zbutur paksa pas ndryshimit të terminologjisë nga fjala Tribunal në Gjykatë Speciale, por akoma ka dilemat nëse do të jetë i mundur miratimi i këtij vendimi.Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se gjykata paraqet një padrejtësi ndaj Kosovës. Por, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e votimit për themelimin e kësaj Gjykate, ngaqë dështimi në Kuvend, do të kthente çështjen për miratim në Këshillin e Sigurimit.“Ne nuk kemi lejuar asnjëherë që proceset të kthehen prapa. Miratimi në Këshillin e Sigurimit është kthim prapa dhe ne nuk guxojmë të lejojmë kthimin prapa. Por, unë e them, vendimi ynë duhet të jetë në përputhje me interesat e vendit. Mendimi ynë është se kjo Gjykatë është padrejtësia më e madhe që i bëhet vedit, por është edhe një e vërtetë e madhe që kemi një proces të hapur, e i cili duhet të mbyllet”, ka deklaruar Grabovci.Qëndrimet e deputetëve të Partisë Demokratike, janë zbutur pas deklaratës së kreut të saj, Hashim Thaçi, njëherësh dhe kryeministër i vendit, i cili pohoi miratimin për themelimin e saj edhe pse e konsideroi si fyerje dhe padrejtësi ndaj Kosovës.Aktualisht, dy parti opozitare duket të jenë më të vendosura që të votojnë pro-themelimit të Gjykatës Speciale. Ato janë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Lideri i AAK-së, Ramush Haradinja, siguroi së fundmi në një intervistë për Ora News, se do të vontonte pro këtij vendimi. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, edhe pse nuk ka folur drejtpërdrejt rreth votës për apo kundër, nuk e ka vënë në pikëpyetje vendimin për themelimin e Gjykatës së veçantë.Ndërkaq, subjekti i tretë opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar kundër themelimit të Gjykatës speciale, pasi e ka vlerësuar si vendim të ngutshëm dhe të dëmshëm.Ideja për themelimin e Gjykatës speciale pasoi hetimet mbi raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, që pretendon përfshirjen e drejtuesve të lartë të ish-UÇK-së në krime lufte.