Tiranë, grabitet argjendaria pranë gjykatës së Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2014, 09:58
Një argjendari pranë Gjykatës së Tiranës është grabitur sot rreth orës 09:40 minutaNga të dhënat e para dy autorët ishin me skafandra motori.Pasi kanë kryer grabitjen autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor të zi.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve.Gazetari ynë informon se dy autorët mendohet se kanë qenë të maskuar si policë dhe sasia e mallit që kanë arritur të marrin kap shifrën e 400 mijë lekëve.

(Në foto argjendaria që u grabit paraditen e sotme)