Tragjedia në traget,  “heroina” që dha jetën për të shpëtuar studentët    

Në raste tragjedish ka gjithnjë edhe heronj. Në tragjedinë që ndodhi në ujërat e Koresë së Jugut bëhet fjalë për një heroinë.Edhe pse ka shumë trishtim për numrin e madh të viktimave, dhe zemërim ndaj ekuipazhit të tragetit që u përmbys, një prej tyre cilësohet thjesht heroinë.Pikërisht  një vajzë e bukur 22 vjecarje, Park Jee Young, ka ndihmuar shumë studentët t’i shpëtojnë fatkeqësisë dhe ata e kanë shpallur si “heroinën” e tyre. Studentët kanë treguar se ajo shpërndau jelekë shpëtimi, ndërsa kishte deklaruar se anëtarët e ekuipazhit do të jenë të fundit që do të pajiseshin me mjete për shpëtim.Ajo është një prej 87 viktimave, ndërsa 215 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.Një person që kishte marrë lëndime të shumta në kokë kishte qëndruar gjatë në sallën e funeralit pranë trupit të pajetë të vajzës së re dhe ishte shumë i prekur. Kur u pyet nga familja e 22 vjecares ai tha se jetën “ia kishte borxh” asaj”, pasi Park i kishte mbështjellë kokën me një peshqir për të mos humbur më gjak dhe më pas e kishte ndihmuar të dilte nga ajo pjesë e tragetit që po mbushej me ujë dhe e kishte përcjellë deri te varkat e shpëtimit.Në ambjentin ku u vendosën viktimat e tragjedisë, arkivoli dhe fotoja e heroinës së kësaj tragjedie të rëndë u rrethuan me lule, kurora dhe mesazhe të shumta. " Ajo nuk ishte përgjegjëse dhe nuk e meritonte këtë”-tha gjyshja e saj,e cila e kishte ta pamundur të duronte dhimbjen për humbjen e mbesës." Ne nuk do të harrojmë shpirtin tënd fisnik" " Gjithmonë do të kujtojmë sakrificën tëndë" " Heroinë"-janë disa prej mesazheve në nder të vajzës së re.