Protesta e studentëve për diplomat, Rektorati: Së shpejti nis shpërndarja

Pas protestave të studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, ka ardhur reagimi i këtij Rektorati. Rektori,Ali Refatllari, shprehet se vlefshmëria e diplomave, për të cilat protestojnë aq shumë studentët janë po aq të vlefshme sa edhe ato të Universitetit të Tiranës.Por një pjesë e këtyre studentëve dhe sidomos ato të doktoraturës protestojnë edhe për mosnjohjen e disa lëndëve nga Universitetet ndërkombëtare dhe në lidhje me këtë shqetësim, rektori Refatllari jep këtë përgjigje.Sakaq Rektori i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës shprehet se lëshimi dhe dhënia e diplomave për studentët është në proces printimi,ndërsa shpërndarja e kopjeve të para do të nisë të mërkurën për disa nga fakultetet përkatëse të këtij Universiteti.