SHBA, oficeri i policisë vret të pandehurin në sallën e gjyqit
Një i pandehur për disa vepra të rëndë penale është ekzekutuar në sallën e gjyqit nga një oficer policie.Gjithçka ndodhi ndërsa një person po jepte dëshminë e tij kundër të akuzuarit Siale Angilau, 25 vjeç, dhe ky i fundit u ngrit nga kafazi i hekurt dhe u përpoq ta sulmonte me stilolaps dëshmiratin.Në një reagim të shpejtë oficeri i policisë e qëlloi me pistoletë të akuzuarin në sallën e gjyqit në gjykatën federale të Salt Lake City në SHBA. 25-vjeçari ishte pjesë e një bande kriminale që u qëllua disa herë në gjoks e më pas gjeti vdekjen disa orë më vonë në spital.Përfaqësues të FBI thanë se i akuzuari i irrituar nga dëshmia kundër tij kishte rrëmbyer një stilolaps që gjendjen pranë avokatit të tij dhe kishte tentuar të qëllojë dëshmitarin.Angilau, 25 vjec akuzohej për vjedhje, grabitje me dhunë dhe sulm me armë ndaj policisë ndërsa ishte vënë në pranga në vitin 2007. 6 anëtarë të bandës së drejtuar prej tij janë dënuar, 5 të tjerë pranuan fajin dhe bashkëpunuan me policinë.