Naço: KLD si repart ushtarak, Çefa: Akuza politike

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe zëvëndëskryetari i KLD-së, Elvis Çefa u përballën me njëri-tjetrin në akuza të ndërsjellta për situatën në këtë Këshill në studion e Ora News gjatë debatit mes tyre në “Tonight Ilva Tare”.Ndërsa Cefa tha se KLD ka vepruar me efiçencë dhe Integritet, Ministri Naço iu përgjigj duke theksuar se ky institucion funksionon si “repart ushtarak” për të bërë “qoka”.“Një gjyqtar që nuk mori asnjë votë në KLD për kryetar gjykate rrethi, mori 13 vota për kryetar gjykate Apeli“- tha ministri Naço, duke e konsideruar këtë si “qokën e rradhës”, apo i “ka pëlqyer dreka në lokal”.Për Çefën ky ka qënë kandidati më i mirë i mundshëm dhe ka qënë një vendim unanim pikërisht për këtë arsye.Pjesë nga debati Naço-Cefa në studion e Tonight: Ilva Tare: Pse gjykatat vonojnë zbardhjen e vendimeve?Nasip Naço: Sistemi i drejtësisë ka një sërë problemesh. Vjen si pasojë e një mungesë sistematike kontrollit vertikal të KLD, nuk e kanë parë si problem zbardhjen e vendimeve. Jam dakord me vendimin e ÇIP, janë probleme që njihen por çfarë duhet të bëjmë për të rritur eficensën e gjyqësorit.Elvis Çefa: Çështja e korrupsionit është një çështje mjaft e diskutueshme, një pjesë e mirë e përgjegjësisë është e KLD sigurisht, por nuk është sfidë vetëm e KLD, por e një sërë faktorëve. Të gjithë bashkë duhet të gjejmë mënyrat dhe mjetet që në luftën ndaj fenomenit të jemi unison.Ilva Tare: Zoti. Naço ju ka dërguar një letër orët e fundit.Çefa: Është hera e disatë që njihem përmes medias për shkresa të Ministrit. S’kam pasur mundësi të njihem me të për shkak të limitit të kohës zyrtare kur ka ardhur. Mbledhjen e fundit u miratuan 5 kërkesa të Ministrit, një gjyqtar u shkarkua. Do kërkoja një komunikim më zyrtar mes institucioneve, megjithatë kjo ëshë zgjedhje e Ministrit.Naço: Si rregull qëndrimet e mia në KLD kanë qenë dhe kërkuese dhe bashkëpunuese, edhe luajale. Kam kërkuar që problemeve të mbartuara në vite tu japim zgjidhje, pr KLD ka parë ato prioritete të kohës. U ka interesuar më shumë të bëjnë disa emërime, sesa ndëshkime. Kjo këkresë ka vajtur që në 27.03.2013 dhe ai zotëria vazhdon të jetë gjyqtar në gjykatën e Kukësit. Ky nuk është shantazh siç pretendon KLD.Çefa: Falenderoj Ministrin që më kujtoi datën e shkresës. Në shkresën e Ministrit thuhet se kryetari i gjykatës së Kukësit është promovuar, nuk është e vërtetë pasi Ministri është dëshmitar i një séance ku si diskutim ishte zgjedhja e kryetarit të gjykatës së Kukësit. Është hera e parë ku sistemi gjyqësor ka vlërsim karriere. Është hera e parë që KLD pas një procedure konkurente vendosi dhe vuri në punë gjykatat administrative. Ka mjaft punë për tu bërë, jemi të hapur për bashkëpunim.Ilva Tare: Puna e KLD?Naco: Tejet serioze, efiçente. Po ju them vetëm një fakt. Në gjykaten e rrethit te Lushnjes jane disa gjyqtarë qe jane mbiorganik dhe nuk kanë marrë pagat. Pse nuk transferohen diku tjetër, por prej muajsh nuk marrin pagën. KLD funksionon në mënyrë kolegjiale dhe si repart ushtarak. KLD duhet të riorganizonte të gjithë sistemin, që do të thotë që nuk e ka bërë. Këta gjyqtarë që janë tepër për shkak të riorganizmit kaluan disa muaj dhe nuk u japin zgjidhje. KLD ka mungesë eficense, nuk di të bëjë punën.Çefa: Në parim Ministri ka të drejtë mbi atë që thotë, ju e dini se kam qenë pro variantit të ofruar nga ju sa i përket çështjes së Lushnjes. KLD ka lëvizur mbi 100 gjyqtarë në gjithë sistemin gjyqësor të bazuar mbi një sistem të drejtë pikëzimi. Rasti i Lushnjes është fund i reformës, janë dy gjyqtarë tepër në atë gjykatë. Reforma në drejtësi nuk mund të çalojë në dy gjyqtarë tepër në rrethin e Lushnjes.