Trafiku i drogës, Kodheli: Opozita do përgjigjet në Komision hetimor
TIRANE - Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk janë të implikuara në asnjë lloj trafiku. Kështu deklaroi Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë intervistës në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për përfshirje të ushtrisë në trafik droge.Duke i cilësuar akuzat një tullumbace që s'trembin dot asnjë fëmijë, ajo kërkoi që deputetët e opozitës t'i përgjigjen kërkesës së mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor, në mënyrë që nderi i Forcave të Armatosura të shkojë në vend.Për hedhjen dritë mbi të vërtetën, Ministrja i vlerëson të rëndësishme edhe hetimin e Prokurorisë.A janë të përfshira në trafiqe Forcat e Armatosura?"Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk janë të përfshira në asnjë trafik, me asnjë mjet të tyre, asnjë individ. As të tjerët. Nuk ka asnjë të dhënë se në bazat e ushtrisë Shqiptare të ketë, zhvilluar një aktivitet kriminal.Po opozita?Opozita do të përgjigjet në një komision parlamentar të kërkuar nga PS dhe LSI. Opozita do të përgjigjet se ku e ka gjetur këtë informacion. Politika duhet të jetë serioze dhe ajo që është më serioze është që duhet bërë transparencë para publikut të gjithçkaje, të mirës dhe të keqes. Politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Dhe unë mund të them që Forcat e Armatosura janë në shërbim të qytetarëve dhe duhet ti lëmë në këtë shërbim. Të gjitha çështjet e ngritura dhe kur është kërkuar komision parlamentar nuk janë zgjidhur. Do ndodhë kështu?Shqipëria ka një demokraci të brishtë. Duhet të funksionojë drejtësia, që korrupsioni të shuhet. Ajo që unë kam bërë të nesërmen e ngritjes së kësaj akuze, që për mua është një tullumbace, i kam kërkuar prokurorisë që të hetojë këtu.A besoni te prokuroria?Unë duhet të besoj tek institucionet dhe tek prokuroria. Unë nuk jam treguar agresive ndaj prokurorisë.Braçe ka deklaruar se, në një dokument është shkruar se ka trafik?Unë shikoj shumë korrespondenca në ditë dhe shumica janë sekrete. Ajo që unë dua të ndaj me publikun është kjo. Institucionet që bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura që në fund të ditës duhet të sigurojnë diçka duhet të vijnë në një analizë të shëndetshme kur flasim për punën e ushtrisë, policisë, etj. Bazuar në analizë duhet të arrijnë në konkluzione. Të gjitha këto institucione duhet të funksionojnë. Flas në parim për këtë gjë. Fakti që unë them publikisht që Forcat e Armatosura nuk janë të përfshira tregon se unë e kam informacionin. FA janë në detyrën e tyre dhe e bëjnë detyrën shumë mirë pavarësisht vështirësive. Publiku duhet të dijë se në çfarë vështirësish na ka lënë qeverisja e kaluar.Departamenti i Shtetit dhe institucione të tjera kishin mosbesim të madh ndaj institucioneve të inteligjencës dhe shkak ishte korrupsioni. Besoj dhe shpresoj që do e bëj mirë këtë detyrë, jo se unë jam në këtë detyrë por se kam besimin e forcave ushtarake që Forcave të Armatosura tu hiqen njollat, që nga pagesat për të shkuar në Afganistan apo për të marrë një gradë.Keni ndonjë rast?Unë kam çuar në prokurori shumë dosje.Sa, një shifër?Dosje nuk çon vetëm Ministria, por edhe Policia Ushtarake sepse është një e drejtë e tyre ligjore. Janë dosje të shumta. Kjo është një kauzë që u ngrit për të ballancuar numrin e dosjeve që shkojnë në prokurori me këtë tymnajë. Nuk do ja arrijnë dot largimin e vëmendjes së qytetarëve nga problemet që ka partia në opozitë. Unë dua të them një gjë: Atë që kam thënë në Kuvend është e vërteta.Për ta mbyllur, çfarë kanë thënë shërbimet e vendeve aleate?Nuk kanë dhënë asnjë gjë. Janë pro qëndrimi tonë, e në fakt në një nga daljet e ambasadorit të SHBA-së, u tha: SHBA është në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes, ministres Kodheli, në luftën kundër korrupsionit, reformat që janë duke bërë, etj. Të gjithë janë në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA.Ju keni thënë se ka korrupsion në SHIU. Edhe ju e keni thënë se, besimi ka rënë për shkak të korrupsionit në këto institucione të sigurisë?Ka një çështje në prokurori, bazuar në një kërkesë time. Përderisa ka një çështje të hapur unë i qëndroj ruajtjes së sekretit dhe do lëjë prokurorinë të hetojë. Ndërkaq që po është e vërtetë që ka humbur besimi për shkak të korrupsionit.A është rritur besimi ndaj Shërbimit Sekret të ushtrisë?Ju ftoj të bëni një survejë. Ajo që mund të them unë është kjo: Shërbimet informative nuk janë keqpërdorur që nga momenti që unë jam bërë ministre dhe më pas.Kur do ta dëgjojmë deklaratën se shërbimet informative aleate kanë besim?Kur të intervistoni ndonjë nga shërbimet aleate do ta besoni më shumë.Si është raporti i njësive operacionale me njësitë hetuese?Çdo vend i NATO-s, ka një kornizë bashkëpunimi. Ne kemi një numër të ekzagjeruar. Ne tentojmë që të jemi afër të 500. Besoj se me miratimin e ligjit të ri në Kuvend për SHIU-n do të rregullohen. Ekziston një dokument i bërë për sigurinë dhe me mbështetjen e SHBA. Ky është një dokument i miratuar nga qeveria e kaluar, që do të sjellë uljen e shtabeve nga 7 në 5 që të menaxhohen më lehtësisht me qëllim rritjen e mënyrës se si i përgjigjen një çështjeje. Në momentin që Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s, ka ndryshuar mënyra se si vendi mbrohet. Nga një mbrojtje individuale ka kaluar në një mbrojtje kolektive. Sot që flasim qielli i Shqipërisë mbrohet nga forcat aleate, ato Italiane dhe Greke që policojnë qiellin.Po ne çfarë bëjmë?Ne na kërkojnë gjëra të tjera. Sa kemi forca të gatshme. Ne na duhej të kishim gati batalionin e dytë të kombësërisë. Ne kemi vite që i themi NATO-s, që të na e shtyjë se nuk kemi para për ta pajisur.Pse nuk është arritur?E ka fajin keqmenaxhimi i fondeve kur qeverisnin disa të tjerë.Dmth PD?Është shumë banale të thuash e ka fajin PD. Është një keqqeverisje dhe duhej bërë shumë më shumë. FA nuk duhej që të dilnin në terren të bënin veprimtari antikushtetuese dhe të bënin gjëra që u ndaloheshin. Kjo gjë nuk bëhet më. Ne do të shikojmë mundësinë e rritjes së buxhetit, që është një kërkesë jo vetëm që vjen nga NATO por edhe nga situata të ndryshme, që precipitojnë dhe këtë e them në konotacionin negative. Kishim Sirinë, tani është Ukraina. FA duhet të jenë të gatshme të përgjigjen në një farë mënyre.Ky është koncepti juaj politik. Sa e mbështesni dhe si i mbështesni ju ushtarakët?Ka disa momente ku duhet të ndalemi. Ushtrisë ju hoq Spitali Ushtarak. Qeveria mori një vendim dhe më pas i tha Presidentit firmos. Në mes të vitit të kaluar, me një VKM ushtarakëve iu hoq ushqimi të gjithë ushtarakëve. Në korrik doli ky vendim që nuk do jepej më ushqimi. Por më e keqja ishte se as në buxhet të 2013 nuk ishte parashikuar dhënia e ushqimit që nga janari e deri në korrik. Kush menaxhonte fondet e ushtrisë u gjend përpara një fakti të kryer, pasi me ligj i takonte ushtarakut të merrte ushqimin por paratë nuk ishin. Forcat tokësore i kishin disa para dhe ua dhanë ushtarakëve, forcat detare nuk kishin fonde dhe nuk i dhanë. Një situatë paradoksale. Ne vazhdojmë ti mbetemi kësaj VKM të dalë nga qeveria e mëparshme që ushqim do të marrin vetëm ata që dalin në det, bëjnë roje, e disa të tjera, e jo oficeri në zyrë. Ne do mundohemi që në një të ardhme të afër të risjellim tek ushtarakët atë që ishte.Kur?Nuk e kemi mundësuar dot.E dëgjon Ministri i Financave dhe thotë ku të gjejmë lekët?Ka të drejtë, pasi është trashëguar një borxh mbresëlënës. Edhe ne kemi trashëguar një borxh prej 20 milionë eurosh.Një borxh?1.2 milionë euro pagesat për trajnimet e pilotëve që kanë bërë në Britani të Madhe.Edhe një tjetër?Borxhet e studentëve që studiojnë jashtë. Ata kanë një kontratë ku thuhet që, Ministria e Mbrojtjes tu paguajë një rrugë për të ardhur në shtëpi. Këta kanë 4 vite që nuk e kanë marrë.Si do i përgjigjeni ju atyre që thonë se doni ti merrni kompetencat Presidentit?Unë me Presidentin nuk kam asnjë konflikt. Ku e keni të verifikuar ku janë marrë kompetencat. Presidenti Nishani ka kompetenca të sanksionuara në Kushtetutë dhe nuk i është prekur asnjë e drejtë. Shqipëria është Republikë parlamentare ku Presidenti është një figurë honorifike përtë garantuar Kushtetutën e këtij vendi. Në vite të drejtave dhe kompetencave të Presidentëve i janë bashkangjitur edhe disa atribute të ekzekutivit. Kushtetuta është e vitit 1998, ligjet për ushtrinë janë të pas vitit 2000 dhe Shqipëria ka hyrë në NATO në vitin 2009. Pas kësaj, ka ndryshuar gjithçka. Thënë kjo me dy fjalë: Me Kushtetutë Presidenti dekreton Shefin e Shtabit me propozim të kryeministrit. Sipas mendimit tim personal, Kushtetuta duhet të pësojë disa ndryshime pasi situata ka ecur para dhe ka ndryshuar shumë dhe kjo nuk do të thotë që të bëhet leckë. Në Kushtetutë, Presidenti dekreton me propozim të Ministrit të Mbrojtjes Komandatët e Forcave, Tokësore, Detare dhe Ajrore. Gjithashtu dekreton edhe gradat e larta.Shpejtësia që ne duhet ti përgjigjemi një kërkesë të NATO-s, emergjente nuk mund të presi që një gjeneral të presë dekretin e presidentit për të lëvizur. Kjo nuk ka sens. Në një kohë të gjithë i kishim armiq. Ndërsa sot gjithë kjo gadishmëri për t’iu përgjigjur sa më mirë NATO-s, nuk mund të presë shkresat që rrinë mbi tavolinë. Ajo që dua të ndaj me ju është kjo. Unë e kam gjetur Ministrinë e Mbrojtes dhe FA me 40 % të pronave të regjistruara. 60 % është e paregjistruar, është në mëshirë të fatit në gjithëfarësoj më mënyrash. Ne jemi mbledhur dhe kemi vendosur që gjendjen e pronave ta lëmë kështu, që të shikojmë se cilat janë pronat që kemi.Së dyti duhet që të përfundojmë 740 pronat që kanë dalë në privatizim.Po SHQUP?SHQUP është një ndër shkeljet më të mëdha që është bërë.Ka kaluar 1 vit?SHQUP-i, mori një vendim qeveria dhe u diskutua dhe pastaj e firmosi presidenti. Ne duam që 250 mijë eurot, që SHQUP të kthehej në një qendër të NATO-s, të na e kthejnë.Çfarë do bëhet me godinën?Ne po flasim politikisht dhe ne nuk bëjmë fortuna por beteja. Në momentin kur kompetencat e presidentit janë shkelur ne e kemi thënë fjalën tonë si opozitë. Kjo nuk do të ndodhë më. Kemi 2 drafte që janë dërguar për diskutim. Dhe më çudit fakti që dalin diskutime në media për heqje kompetencash dhe mendoj se Presidenca i ka nxjerrë. U ka kaluar të gjitha ministrive.Çfarë do bëni ju për godinën që keni thënë se do e ktheni?Ka shumë punë për të bërë, sa do shkonin vite për të kthyer të gjitha ato që janë marrë. Besoj se për këtë e dhashë përgjigjen time. E rëndësishme është çfarë prodhojnë forcat politike dhe jo godinat ku rrinë. Ajo që diskutohet brenda dhe jashtë ushtrisë është me arsimimin e ushtarakëve. Kemi një histori të çuditshme me këtë arsim. Sot kemi shumë oficerë që kanë studiuar jashtë. A janë të gjithë këta të punësuar në ushtri?E para, ushtarakët studiojnë vetëm në vendet aleate. Janë të sistemuar më së shumti. Ka pasur disa histori personale, do thoja pakënaqësira dhe jemi duke u munduar që ti sistemojmë hap pas hapi. Dikush që është arsimuar duhet të punësohet. Ne kemi një bashkëpunim me akademinë e Nju Xhersit ku dërgojmë oficerët tanë, të cilët më pas do të marrin përgjegjësitë e tyre.Këtu nuk ka projekt për shkollë ushtarake?Këtu jemi në diskutim. Unë për fat të keq, kam gjetur jo një shkollë por qindra veta që mbaronin mastera dhe doktoratura në Akademi, me gjithë respektin që kam për ata që japim mësim atje. Një nga të dhënat statistikore ishin që 90 % kishin mbaruar në universitete jopublike dhe vazhdonin doktoraturën në Akademi. Dua të them që ai që arsimohet do të bëjë karrierë në Forcat e Armatosura dhe do të eleminohen, tarafi, njohjet personale dhe gjëra të tilla. Unë gjeta mungesën e besimit në forcat ushtarake. Bindja ishte krijuar që për të bërë karrierë ishte, ose të njihje titullarin ose të paguaje.E ke parë me sytë e tu atë pajisjen e famshme të përgjimit?Jo.Veçova një mesazh që më bëri përshtypje. Në ushtarak që është plagosur dhe shteti ynë prej 4 vitesh s'ka bërë asgjë për kurimin e tij?Për fat të mirë edhe pse na është mohuar Spitali Ushtarak, ne kemi një kontratë me një spital në Turqi ku trajtojmë sëmundjet që ne nuk i trajtojmë dot.Një tjetër ushtarak deklaron se nuk ka marrë dietat gjatë misionit të tij në Afganistan?Ky është një rast që mesa mbaj mend ka pasur disa probleme. Ky rast më duket se është në gjykatë. Dua të them diçka që këta ushtarakë që shkojnë në Afganistan janë ndër më të përgatiturit. Ka pasur raste që edhe nuk kanë marrë paratë, por nuk është ky rasti. Ata djemtë atje më kanë siguruar që janë në moral të lartë dhe në krye të detyrave.Thuhet se ju mund të jeni kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës?Unë nuk e di se ku e keni dëgjuar këtë. Unë jam ministre e Mbrojtes e Shqipërisë, zbatoj një program të qeverisë time dhe do i shkoj deri në fund.Nëse kryeministri Rama do jua kërkonte të jeni kandidaturë do pranonit?Do i falenderoja por do thoja që jam Ministre e Mbrojtjes.Më mirë në qeveri apo në opozitë?Të dyja pozicionet janë interesante, por më mirë në qeveri pasi bën punën dhe të mira. Kur të mbaroj këtë punë dua të kem bërë shumë gjëra të mira dhe të drejta, pasi drejtësia shumë mungon në këtë vend.Thotë gjë për ju që shumica e ministrave kanë lindur në Tiranë?Unë kam lindur në Tiranë, babai im ka lindur në Tiranë, pothuajse prek 100 vitesh në Tiranë por unë e ndjej veten pak shkodrane nga babai dhe pak përmetare nga mamaja, por unë e ndjej veten një qytetare e këtij vendi.Po shumica kanë lindur në Tiranë?Nuk është ndonjë vlerë e shtuar të lindësh në Tiranë, por mendoj që vlerë e shtuar është të bësh punën siç duhet.