Shpërthimet e trafiku i tritolit, Visho Ajazi: SHISH dha 317 informacione

Tiranë- Kryetari i Shërbimit Informativ të SHISH ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë se për 3 muaj, janar- prill ka përcjellë 317 informacione për trafikun e lëndëve plasëse. Ndërsa në kulmin e akuzave për trafik droge dhe trasportimit të saj në rrugë ajrore, ka ardhur edhe deklarata bombë e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror.Nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë, ku ishte thirrur për të raportuar, Visho Ajazi Lika është shprehur se deri në 3 mijë metra nga sipërfaqja e tokës nuk funksionon asnjë radar.Ndërsa ka vazhduar më tej se sasitë e mëdha të drogës që kalojnë në vendin tonë kanë mbështetjen e strukturave shtetërore.Ajazi Lika në raportimin e tij në Komision, për 4 orë me radhë nga ora 12-16:00, ka prekur disa çështje të tjera të aktualitetit, si ajo e përgjimeve, ku kreu u SHISH mësohet të jetë shprehur se është kompetencë e Prokurorisë dhe jo e shërbimit.Ndërsa sulmet e ekzekutivit karshi SHISH,Visho Ajazi Lika i ka parë si cënim i sigurisë kombëtare. Debatet kanë qënë të ashpra sa i përket çështjes së shpërthimeve me lendë eksplozive.Sipas drejtuesit të Shërbimit Sekret ka patur përcjellje informacioni për agjensitë e tjera në vend.Por sipas tij, ky informacion është mbajtur shumë kohë mbi tavolinë, duke qenë se drejtuesve të policisë iu desh kohë që të marrin detyrën.Shpërthimet me tritol, ne dhamë 317 informacione Kryetari i Shërbimit Informativ të SHISH ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë se për 3 muaj, janar- prill ka përcjellë 317 informacione për trafikun e lëndëve plasëse“Informacione të shumta i janë dhënë Policisë dhe Ministrisë së Brendshme për trafik minash e eksplozivi.Vetëm dy nga informacionet në dhjetor-janar përmbajnë 15 persona për trafik armësh e eksplozivi. Për shpërthimet në janar është përcjellë informacion drejt organeve të tjera ligjzatuese. Institucioni ynë për rastet njofton drejtorin e Policisë së Shtetit, jo ministrin e Brendshëm. Është zbatuar plotësisht legjislacioni për punën operative të Shërbimit” mësohet të ketë thënë Ajazi në mbledhjen me dyer të mbyllura të komisionit të Sigurisë.Ajazi: Pergjimi miratohet nga ProkuroriaVisho Ajazi i ka quajtur të pabaza aludimet për përgjime të mazhorancës duke saktësuar se "Çdo vënie në përgjim e një shtetasi miratohet nga Prokurori i Përgjithshëm, jo nga SHISH"Ajazi shprehu shqetësimin dhe se "Sulmet ndaj SHISH cënojnë drejtpërdrejt sigurinë Kombëtare"Ajazi: Kemi marrëdhënie të mira me Policinë e Shtetit”Kemi marrëdhënie të mira komunikimi me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme” kështu është shprehur sot kreu i SHISH Visho Ajazi para deputetëve të Komisionit të Sigurisë ku  ndodhet.Visho tha se “është dyfishuar shkëmbimi i informacionit nga SHISH me organet e tjera ligjzbatuese në 2013 krahasuar me 2012”Raportimi pasi siguroi çertifikatënKreu i SHISH Visho Ajazi Lika raporton sot në komisionin e Sigurisë.Ky raportim është shtyrë për disa javë për shkak se kreut të këtij institucioni të rëndësishëm të Inteligjencës i kishte skaduar çertifikata e Sigurisë.Pas pajisjes me këtë çertifikatë, Visho Ajazi Lika kthehet në komision dhe do të infromojë mbi punën e institucionit që drejton, bashkëpunimin e SHISH me Ministrinë e Brendshme dhe rolin e këtij institucioni në luftën kundër kriminalitetit.Një tjetër çështje ku pritet të ndalet ky raportim në komisionin e Sigurisë është dhe një shqetësim i ngrirut nga RTV Ora Neës që ka të bëjë me emërimet në kupolën e SHISH.Emisioni Investigativ "Alarm" zbuloi pak kohë më parë se në disa poste kyçe të këtij institucioni janë rikthyer persona që kanë shërbyer në SHIK-un e viteve 1992-1997.Prej disa kohësh mazhoranca akuzon SHISH se nuk ka përcjellë informacione dhe nuk ka bashkëpunuar për cështje me rëndësi për sigurinë në vend, përfshirë këtu dhe sulmet me tritol.