Ndarja territoriale, Nurellari: Opozita po përdor bllokimin për pazare të ngushta
Opozita po përdor mundësinë e bllokimit të reformës adminstrativo-territoriale për ta bërë pazar për interesa të ngushta të tyre. Sekretari Politik i PDIU, Adri Nurellari, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, e mbështeti këtë deklaratë në qëndrimet e opozitës gjatë kohës së qeverisjes, por dhe me faktin se nuk ka paraqitur asnjë alternative për këtë proces.“Duket qartazi që opozita po e përdor këtë mundësi bllokimi për të kërkuar lëshime të tjera. Nuk ka interes të mirëfilltë, në lidhje me këtë çështje, pasi në të kaluarën sa ishte në qeverisje është shprehur qartazi që kjo reformë duhet bërë. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën domosdoshmërinë e kësaj reforme, përpos të tjerave kjo është një reformë e djathtë. Po e shfrytëzojnë për të fituar kredo për të tjera gjëra, për ta bërë pazar për ndonjë interes tjetër që kanë. Opozita nuk e ka kundërshtuar në vetevete reformën dhe nuk është se po ofrojnë një alternativë, është manovër për interesa të ngushta” tha ai.E ndërsa afati i lënë nga mazhoranca për plotësimin e vendeve në komision është kjo e enjte, Nurellari vlerëson se realizimi i procesit pa opozitën nuk do sillte asnjë kosto. Madje ai bëri përgjegjës direkt opozitën, që sipas tij ndoqi taktikë të gabuar duke konsumuar të gjithë agresivitetin e saj që në start të sesionit të ri parlamentar.“Kosto do të ishte një mungesë fryme bashkëpunimi në parlament, që ashtu kështu është e munguar që në fillim. Opozita ka dëshmuar një nivel të lartë agresiviteti, proteste, bojkoti që në në njëfarë më mënyrë më duket një taktikë e gabuar, këto përdoren si elementë përshkallëzues. Në momentin që i konsumon që në start, s’të ngelet gjë për të cilat mund të bësh pazar apo shantazh për të ardhmen. Unë mendoj se reforma territoriale është shumë e rëndësishme dhe ajo duhet bërë me apo pa opozitën” deklaroi Nurellari.Akuzat për trafik droge? Nëse janë të pavërteta deputetët mund të ndiqen penalisht
Më duket shumë e pandershme që informacione të këtij niveli që kanë të bëjnë me shkelje penale, por me gjëra akoma më të rrezikshme si trafiku i drogës të përdoren si mjete shantazhi politik. Për mua personat që janë të mirëinformuar për këtë çështje duhet që këto informacione të hollësishme që mesa duket i kanë, ti çojnë në Prokurori. Përndryshe kanë përgjegjësi penale, nëse kanë informacione dhe nuk i jaspin ato janë përgjegjësi penale për moskallëzim krimi. Tani s’ka as imunitet dhe Prokuroria mund të ngreje fare mirë çështje ndaj tyre. Nuk e kuptoj pse Prokuroria rri duarkryq dhe nuk angazhohet të hetojë.Partitë të jenë të përgjegjshme, të mos prishin me të padrejtë imazhin e venditNuk kam shumë shqetësim për aspektin e frymës, pasi ajo frymë edhe pa shkak që në start u dëmtua. Problemin kryesor e kam me akuzat që përbëjnë elementë të shtetit shqiptar, partnerëve, aleatëve në përgjithësi, imazhin tonë kombëtar. Partitë duhet të kenë një lloj vetëpërmbajtje që të mos prishin me të padrejtë imazhine vendit tonë.Të akuzosh trupat tona si vend anëtar i NATO-s që bëjnë trafik është akuzë shumë e rëndë dhe sëpaku duhet të bazohet. Në të kundërt nëse del e pabazë atëherë është një vetënjollosje e pamerituar e shtetit shqiptar përkundrejt aleatëve dhe tregon se kemi politikanë ende të papërgjegjshëm. Nëse kanë informacione atëherë vend i duhur është Prokuroria dhe le të merren masat ligjore.Nëse akuza nuk materializohet, qesharake. Në të gjitha rrethanat opozita e humburPikërisht për këto rrethana mendoj që akuza është më pak e bazuar. Gjërat janë të monitoruara.Më duket pothuajse qesharake e gjithë kjo akuzë, sidomos nëse nuk materializohet. Nëse ka baza shumë mirë që e kanë bërë, do ishte mirë ta kishin bërë më herët, mos ta kishin mbajtur si gur të fshehur.Edhe nëse akuzat dalin të vërteta, opozita sërish ka përgjegjësi për moskallëzim krimi.