Fushë Krujë, eksploziv furgonit në qendër të qytetit

Fushë Krujë- Një tjetër shpërthim trondit qytetin e Fushë Krujës.Gati dy orës pas mesnatës së 21 prillit 2014 persona ende të paidentifikuar kanë  shpërthyer me eksploziv një furgon i cili përdorej për të lëvizur pasagjerë.Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:00 dhe furgoni tip taksi 8+1 me targa AA900T ishte në pronësi të shtetasit Bujar Zalla.Mendohet se eksplozivi është vendosur në pjesën e parme të motorit të makinës.Furgoni ka qenë i parkuar pranë banesës së Zallës, e cila ndodhet në qendër të Fushë-Krujës, vetem 50 metra larg nga godina e komisariatit të policisë.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur dëme në njerez apo demtime te banesave perrethJanë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.Gjithashtu do të merret në pyetje edhe pronari i furgonit.5124shperthim-makine-ne-fushe-kruje  (Në foto furgoni i dëmtuar nga shpërthimi)