Japoni, ashensori më i shpejtë në botë
Kompania japoneze prodhon ashensorin më të shpejtë në botë duke ngjitur 94 kate në 43 sekonda. Ashensori lëviz me 72 kilometra në orë duke thyer kështu dhe rekordin e një ashensori të një kulle në Tajvan e cila lëvizte me shpejtësinë 60 kilometra në orë. Kompania “Hitachi” për të prodhuar këtë ashensor kaq të shpejtë iu deshën që të përmirësonin fuqinë e motorëve dhe të ulnin peshën e kabllove. Dy modele të këtij ashensori do të vihen në përdorim në dy kulla kineze 111 kate me lartësi prej 530 metrash në vitin 2016 gjithashtu dhe 95 modele të tjera por me perfomanca më të ulëta. Ashensorat e prodhuara nga kompanitë nuk janë si ato të thjeshtit por makineri të pajisura me sisteme elektronike shumë komplekse. Kompania “Hitachi” fillimisht filloi të pordhonte ashensora për gradaçela në vitin 1968, me shpejtësi 18 kilometra në orë. Ky lloj ashensori u përdor më para dhe në ndërtesën më të lartë në qendër të Tokios.