Rooney: Do ta mposhtim Cityn

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, beson se ekipi i tij mund të rrisë presionin mbi Manchester Cityn me një fitore sot pasdite. City e pret Unitedin për derbin lokal, ndërsa një fitore e vendasve do të thoshte një barazim me pikë në maje të tabelës dhe këtë nuk e dëshiron Rooney.“City është jashtë Ligës së Kampionëve dhe është në krizë morale – mendoj se të gjithë e shohin këtë. Nëse fitojmë, mund të ngrisim presionin mbi ta. Nëse marrim tre pikët, do të jetë fitore e madhe për ne”.“Sigurisht, është ndeshje e madhe, e ngjashme si me Liverpoolin. Rivaliteti është i madh, ne po luftojmë për vendin e parë. Ne po tentojmë që t’i marrim tre pikët. Ne mezi e presim ndeshjen”, ka deklaruar Rooney.