Durrës, emigranti hidhet nga trageti në det/Video

Një emigrant shqiptar i cili po kthehej nga Gjermania për të festuar Pashkët me familjen e tij në Gjirokastrër, është hedhur nga trageti në det 12 milje larg portit të Durrësit.39- vjeçari po udhëtonte në tragetin "Bridge" të linjës Durrës-Bari, me të cilin mbrëmë po udhëtonin edhe 600 pasagjerë.Trageti ishte nisur mbrëmë rreth orës 23:00 nga porti i Barit ndërsa është hedhur në det mëngjesin e sotëm.Në kërkime janë angazhuar edhe Guardia di Financa ndërkohë që deti është i trazuar dhe forca e dallgëve është 5 ballë.Ora 10:40 39 vjeçari udhëtonte i pashoqëruar në vështirësi financiareNdërsa kërkimet vazhdojnë, mbetet mister shkaku që mund të ketë nxitur 39 vjeçarin të ndërmerrte këtë akt. Sipas drejtuesve të tragetit Gentian Pepa po udhëtonte i pashoqëruar dhe ishte në vështirësi financiare. Madje disa pasagjerëve u kishte treguar se agjencia e udhëtimit i kishte paguar ardhjen deri në Bari për t’i hipur më pas tragetit  të kthimit në atdhe. Drejtuesit e tragetit kanë thënë se Pepa është vetëhedhur.Ora 10:11 Pasagjeri i hedhur në det vinte nga Gjermania- Burime të sigurta bëjnë të ditur se personi që u hodh në det është Gentian Peta nga Gjirokastra, i datëlindjes 1975, dhe nga të dhënat e para mendohet se vuante nga depresioni. Po kthehej nga Gjermania për të festuar Pashkët. Saktësohet se nuk është një nga 2 personat që po esktradohen.Ora 10:00 Shefi i Kapitenerise për Ora News: Kërkime në det- Në një lidhje telefonike për Ora News shefi i kapitenerisë së portit të Durrësit Gazmend Tahiri informoi se operacionit të shpëtimit të pasagjerit po i bashkohen dhe mjetet e Guardia di Financa.  Po bëheshin verifikimet nëse personi i cili është hedhur në det mund të jetë një person i cili ishte i dënuar dhe do të ekstradohej në Shqipëri.“Trageti ka ndaluar lëvizjen e tij dhe po punon. Në target udhëtonin 600 pasagjerë. Po analizohet se cili mund të jetë personi që është hedhur. Flitet se personi që është hedhur në det është rreth 30 vjeç në bord. Mund të jenë njëri prej dy personave të cilët po ekstradoheshin. Operacionit të shpëtimit të pasagjerit po i bashkohen dhe mjetet e Guardia di Financa. Ndërkohë që dallgëzimi është i forcës 5 ballë“(Video poshte: Shefi i kapitenerisë së Durrësit: Në kërkime dhe Guardia di Financa) Vijon...