Haradinaj pro gjykatës speciale dhe EULEX, përjashton aleancën me Thaçin në zgjedhje VIDEO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkrah themelimin e gjykatës speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.Duke deklaruar votën pro të deputetëve të tij në Parlament, Haradinaj në një intervistë në Ora Live tha se krijimi i gjykatës është domosdoshmëri, për të hequr njëherë e mirë dyshimet mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Haradinaj u shpreh edhe pro zgjatjes së mandatit të EULEX, pasi sipas tij është një formë e re e prezencës së misionit në Kosovë.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e sheh reale mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat paraqiti dhe skenaret e mundshme.I pyetur mbi aleancat e mundshme para dhe paszgjedhore, ai përjashtoi aleancën me kryeministrin aktual Thaçi, duke lënë të hapur derën për çdo parti jashtëqeverisjes, që sipas tij mund të sjellë zhvillim të vendit.
Lidhur me bisedimet me Serbinë, Haradinaj thotë se vetëm avancimi në integrimin e veriut mund të nxjerrë të fituar Kosovën.Intervista e plotë:Sot jeni shpallur Qytetar Nderi i Krujës, si ndiheni nga ky vlerësim, ndërkohë që jeni vlerësuar edhe nga qytete të tjera, në Vlorë.Është një ditë e veçantë, është një nder i madh të shpallesh Qytetar Nderi në Krujë, ashtu siç është nderi që më është bërë në çdo pjesë të Shqipërisë dhe trojeve tona ku jetojnë shqiptarët. Çdo here e kam thënë që këtë e marr si një nder e të gjithë neve. Falenderoj Keshillin bashkiak, kryetarin Shkelzen Hoxha.Shqiperia dhe Kosova në syrin tuaj janë më të bashkuara se kurrë, e kam fjalën për hapjen e kufinjve?Kufijte tani më nuk janë pengesë për zhvillimin e ndërsjelltë. Mendoj se në vazhdimësi po veprojmë dhe po integrohemi. Ka mbetur ende shumë pune me u bërë. Duhet të mos shpejtojmë. Dmth duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi të ndërsjelltë të shkëmbimeve të të gjitha natyrave të mundshme ndër shqiptare.Si e vlerësoni dhe si e patë takimin që u zhvillua mes dy qeverive në Prizren, në Kukës para dy-tre ditësh, por pritet të zhvillohet edhe në Vlorë?Jashtë simbolikave të takimeve dhe anës formale, ka shumë punë. Dhe ne është mirë që të fokusohemi konkretisht në të gjitha ato veprime që lehtësojnë jetën e ndërsjelltë, lejojnë shkëmbimet, ndihmojnë që të unifikohemi si treg, jo vetëm i mallrave, por i ideve, i ndjenjave dhe i vlerave.Z. Haradinaj ndalemi pak te partia juaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Çfarë prisni në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Kosovë?Kosova ka bërë hapa të mëdha. Vetë liria, pavarësia e Kosovës, antarësimi në Bankën Botërore, në Fondin Monetar. Por Kosova ka para vetes sfida. Zhvillimin ekonomik, rendin dhe ligjin, pozicionimin e mëtejshëm, ose antarësimin e plotë në Organizatat ndërkombëtare, sikurse në NATO, në BE, në OKB. Pra, Aleanca i ka marrë seriozisht sfidat që ka Kosova dhe aftësohet për tu përballur me këto sfida në qeverisje. Pra po punojmë, për ti dhënë qytetarëve të vendit një ofertë, e cila është e besueshme dhe është reale dhe besoj se e kemi një trend të qëndrueshëm në Kosovë.Si ka qeverisur dhe si po qeveris sot Hashim Thaçi në Kosovë?Qeverisja e z. Thaçi është përballë me shumë sfida. Vlerësimi për qeverisjen e Thaçit s'është i mirë, edhe nga ne në vend, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Është me interes për Kosovën që të ndodhin ndryshime qeverisëse, në mënyrë që Kosova të zëjë hapat e duhur, kohën e humbur, në mënyrë që përmes qeverisjes të përshpejtojnë proçeset integruese në BE, por edhe zhvillimi i brendshëm ekonomik dhe shoqëror.Z. Haradinaj shpesh është diskutuar edhe në media, edhe në rrjetet sociale, se ju keni pasur disa takime me Hashim Thaçin disa muaj më parë dhe u fol se kishte një marrëveshje se ju do merrnit postin e Kryeministrit, çfarë është diskutuar, janë bërë marrëveshje të tilla mes politikanësh?Në dhjetor 2012 kam pasur biseda intensive me z. Thaçi, për mundësinë e marrjes nga unë të përgjegjësive qeverisëse. Dhe kemi qenë afër një dakordimi dhe nuk arritëm me e zbatu. Ideja ime ishte që me i fitu kohë Kosovës, nga 2012 deri tani në zgjedhjet e rregullta. Dhe me aftësuar Kosovën me u përball më mirë me sfidat që priteshin të ndodhnin si rast i ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare, i bashkëpunimit me EULEX-in, si dhe ligjin dhe rendin.Kush e prishi marrëveshjen?Marrëveshja s'kish ndodh ende, ishte afër për të ndodh, z. Thaçi nuk arriti me e zbatu. Ai shprehu gadishmërin me hy në obligime, por s'arriti ta zbatojë.Pra është ajo që u diskutua në media, që ju do të merrnit postin e Kryeministrit dhe Thaçi postin e Presidentit?Oferta ime ishte që unë me marr përgjegjësi të qeverisjes. Dhe ndërkohë me u gjet një mundësi si Thaçi ose me mbajt ose me vazhdu pergjegjësi të caktuara në jetën institucionale. Por oferta ime ishte me u marr pergjësitë e qeverisjes në një kohë jo të lehtë për vendin, e cila pritej me qenë dhe e vështirë, e cila u vërtetua realisht edhe me kalimin e kohës. Që Kosova është e rënduar dhe gjëndjen nuk e kemi dhe aq të mirë.Çfarë mendoni ju kryetar i AAK-së, për krijimin e Gjykatës Speciale? Madje edhe sot ka pasur një takim mes Presidentes atje dhe Kryeministrit, ndërkohë që të enjten mund të shkoj në Parlament për tu diskutuar.Kosova i është përgjigjur ndërkombëtare. Unë vetë kam qënë subjekt i këtij ligjit ndërkombëtar. Ka përmbushur të gjitha obligimet si vend, ashtu si republikat e tjera të Serbisë. Dhe ne jemi ndarë si të tjerët. Eshtë për keqardhje që për Kosovën, vazhdon tema e drejtësisë dhe e ligjit dhe të kaluares. Kosova vetë te aftësohet dhe te zbatoj ligjin edhe për krimet e luftes pa marrë parasysh kush janë kryesit dhe viktimat. Këtu jemi para një situate që duhet te vendosem nëse duhet të jemi ne, të krijojmë ne një gjykatë, parlamenti i vendit një gjykatë, e cila pergjegjesit ja delegon mekanizmave nderkombetar. Apo ne nuk do marrim përgjegjësi fare, si parlament dhe institucion i vendit.Do e votoni?Besoj se po. Unë s'jam vetë deputet, por grupi parlamentar i AAK-së beson se ëhstë në interesin e Kosovës të votohet një Gjykate e këtillë, që të mund të ballafaqohemi me të gjitha ato dyshime, të qartësohet gjithcka dhe në këtë mënyrë të pastorhet Kosova.Po për zgjatjen e mandatit të EULEX e mbështesni?Po. Ka një negocim. Do jetë një form e re, një asistencë. Ku ekspretiza do integrohet në kuadër të institucioneve te vendit.Kush qeverisë sot në Kosove, institucionet apo ndërkombëtarët? Se ka diskutime se ka një rol të jashtëzakonshëm të ndërkombëtareve.E drejta e qeverisë është e jona. Por ngaqë ne shfaqim dobësi të mëdha atëherë vinë shprehen dhe ndërkombëtarët. Por nga pëfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur, Kosova qeveriset vetë. Nëse do kishte kapacitete të mira qevereisëse, si në planet qeverisëse të mirëfillta, sdo kishte mundësi dhe hapsirë për influenc ndërkombëtare. Por kur ne shfaqim dobësi të mëdha, si në rastin e qeverisë Thaçi, në vështirësin që ndodhen involvohen të gjithë për të na ndihmuar, por pastaj lindin dhe implikimet.Do ketë zgjedhje të parakoshme apo do të zbatohet Kushtetuta në Kosovë për zgjedhjet parlamentare?Ne jemi në vit zgjedhor. Po mund të shkojmë në zgjedhje tani në fund të majit, në fillim të qershorit, apo më së largu në fillim të vjeshtës, që megjithatë, janë të parakohëshme.Ndoshta dhe në fund të majit?Është një opsion që zgjedhjet ndodhin menjëherë, pas përmbylljes së mandatit të EULEXIT dhe Gjykatës Ndërkombëtare në Parlamentin e Kosovës, pas votimit të shkohet në zgjedhje, por është më e komplikuar mënyra si mund të shkojmë në zgjedhje. Eksiztojnë dy varjante si progres parlamenti, por është e vështirë pasi kërkohen 2/3 e votave. Ne, AAK i kemi propozuar Parlamentit një mocion për shkarkim të qeverisë Thaçi si opozitë, dhe këtu kemi mundësi për tu bashkuar opozita. Dhe ekziston një varjant ku Thaçi mund të jap dorëheqjen dhe të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje.Si kanë qënë në syrin tuaj, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, mes dy kryeministrave dhe baroneshës Ashton?Ne kemi një çështje që ka mbetur e pazgjidhur në Kosovë, është veriu i Kosovës, Mitrovica, ashtu si e njohim. Nuk kemi arritur mënyra të tjera me e zgjidhur, bisedimet janë parë si mundësi për të lehtësuar integrimin ose perfshirjen e veriut në Kosovë. Aleanca e unë i kemi dhënë përkrahje bisedimeve, kolegu Shala është pjesë e bisedimeve. Mendoj se marrëveshja e 19 prillit të kaluar ka qënë një arritje, përmes të cilit është mundëstuar integrimi. Më vjen keq që pastaj ka ndodhur një farë abuzimi me dialogun. Tani pozicionimi politik është që të përmbyllim këtë formë të dialogut, të dialogojmë me Departamentin për Zgjerim të Komisionit Evropian. Bisedimet mos të ndodhin më në formën e tashme, por në kuadër të Departamentit për Zgjerim të Komisionit Evropian.Kush ka humbur dhe kush ka fituar nga këto bisedime deri tani?Nuk mund të flasim edhe aq bardh e zi. E kam parasysh se edhe ashtu kemi qënë humbës, me gjendjen që kemi pasur në veri, e cila ka qënë pengesë për rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik dhe planit politik dhe në planin e jashtëm realisht për integrime. Nëse ne arrijmë të avancojmë në integrimin e veriut do jemi fitues nga dialogu.Shpesh në deklarata jeni shprehur i gatshëm "Që unë do të jem kryeministër i Kosovës, do ta marrë këtë përgjegjësi", por si do bësh Kryeministër?Ne jemi në Kosovë në një jo të lehtë. Kosova ka disa modele, ose disa shkolla qeverisëse, që janë kultivuar në Kosovë. Njëra nga këto është llogjika qeverisëse e z. Thaçi, e cila dështoi realisht në vend. Është e vlerësuar si e dështuar. Kemi një llogjikë qeverisëse nga Liria Demokratike e Kosovës, kryetari Mustafa, por nuk u tregua e sukseshme e humbi besimin. Kemi një model të qeverisjes që ka mbet në kujtesë të qytetarëve, në 100 ditë sa isha kryetar qeverie dhe opsioni i qeverisjes që AAK ofron. Unë ofertoj me këtë opsion qeverisës, pra me garancat e modelit 100 ditësh me një plan qeverisës që parasheh zhvillimin e përshpejtuar ekonomik në vend. Jam i bindur që do marrim një vlerësim të respektuar të qytetarëve të vendit, mendoj dhe se në partneritet me parti politike, që përkrahin një koncept qeverisës të 100 ditëshit, mund të qeverisim suksesshëm.Me kë do bëni aleancë para apo pas zgjedhore? E përjashtoni mundësinë me PDK e Thaçit apo LDK e Mustafës?Nuk kemi paraparë një parneritet qeverisës me ato që e kanë sjellur vendin në këtë gjëndje. Mendoj se nuk është në dobi të vendit , me vazhduar me praktika që e kanë dëmtuar vendin. Por me ato forca që kanë sjellur një qeverisje të re, një zhvillim ekonomik në vend.Po me lëvizjen VV dhe partinë e re të Fatmir Limaj?Nuk kemi mohuar asnjëhere mundësinë e partneritetit me të gjithë opozitën. Do të varet nga besimi i qytetarëve.Në rast se partia juaj AAK merr një shumicë votash, ju do i shtini dorën të gjithë opozitës, për të zbatuar atë plan të gjërë që ju keni si kryeministër?Na pret shume punë në Kosovë. Do të duhet një qeveri gjthëpërfshirëse. Energjitë dhe ekspertiza e të gjithëve. Pra është e pashmangshme të mos punojmë me të gjithë.Ka pasur një sondazh të një organizate IRC në Kosovë, e cila ka dhënë disa përqindje nëse do të votoej sot, partia juaj renditet me 7,5%, kemi 24% LDK. Ndërsa përsa i përket kë do të donin kryeministër LDK ka një rënje të ndjeshme, sidomos Isa Mustafa.Ju ndoshta e keni vënë re që nuk bëhem nervoz nga këto sondazhe. Ne kemi pasur 15% votë bazë në zgjedhjet komunale në zgjedhjet që shkoi, kemi një trend rritje. Ju them me garancin më të madhe që alenca ka pasur një rritje. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga AAK, ka pasur reagime nga partitë e tjera. Qëndra e AAK është e qëndrueshme , është në rritje nga rezultati bazë që kishim në zgjedhjet komunale që ishte 15%.Kush janë ato gjëra që ju mendoni se Kosova ka nevojë urgjente për ti ndryshuar, përveç luftës kundër korrupsionit?Kredibiliteti i institucioneve, besimi i institucioneve, rendi dhe ligji ku përfshihet joformaliteti dhe korrupsioni duhet të eliminohet, se është problem të zhvillohen në këtë mënyrë, edhe zhvillimi ekonomik duhet të bazohet në resurset që ka Kosova. Ne kemi qymyr të mjaftueshme, jo vetëm për energji, por edhe për derivate, kemi metale shumë, kemi mundësinë e industrisë ushqimore. Duhet të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, në vendin e punëve, por që duhet tu paraprinjë një oferte kredibile, rendit dhe ligjit në vend.Në rast se do bëheni kryeministër nesër pas zgjedhje, do e ndryshoni në politikën tuaj marrëdhënien me Beogradin?Ne duhet me avancu në raportet me të gjithë fqinjët që ka Kosova. Por edhe me Serbin si vend fqinj duhet të avancojmë si vendet ndërfqinjësore.Si e vlerësoni rolin e Shqipërisë, që nga pavarësia e Kosovës e deri më tani?Ne nuk duhet të kënaqemi asnjëherë me marrëdheniet e ndërsjella edhe pse është arritur shumë. Duhet të rikthehemi dhe njëherë tek korridori i kombit. Ka mjaftë suksese të tjera, por s'duhet të kënaqemi me këtë. Ka shumë arterie të tjera, transmisioni i lartë i energjisë elektrike, në opsion është një hekurudh mes Kosovës dhe Shqipërisë, po ashtu edhe rruga e Dukagjinit. Që do ishte në interest të rritjes së shkëmbimit të mallrave, të njërëzve, të ideve, të vlerave, por në përgjithësi të rritjes edhe të vlerës tonë si treg.Mund të realizohen të gjitha këto për një afat?Besoj se po, gradualisht. "Rruga e Kombit" tashë është fakt, ka dhe pak segmente që duhet të avancohen, Transmisioni i Lartë ka filluar me ndodh. Do ketë me siguri një lidhje të transportit të gazit. Të gjitha këto pritet të ndodhin mes Kosovës dhe Shqipërisë.Janë shqiptarët më të bashkuar se më parë, kur flas për intetresimin, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi?Hallet ditore, preokupimet ditore, nuk kemi pse me u kënaq. Papunësia është në shkallë të madhe, mundësia ekonomike nuk janë edhe aq të mira, por në rast se shohim para 20 viteve e ku jemi tani, atëherë kemi përse me u gëzu. Shqiptarët janë më mirë kudo që janë.Shqipëria në syrin tuaj si është sot, ka një zhvillim?Gjithsesi e kuptoj, që jeta ka brenga, papunësia, zhvillimet ekonomike, kualiteti qeverisës, plot tema ka në Shqipëri, në qeverinë e mëhershmë, ka tani e do të ketë në të ardhmen. Por nëse flasim në këtë periudhën 20-vejçare, ne e dimë tranzicionin, ne e shohim ku është Shqipëria sot, antarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe keni mjaft mundësi të tjera realisht para vetes. Ne i gëzohemi sukseseve të Shqipërisë, dëshirojmë t'i shohim anët e mira.Si i keni marrëdhëniet me politikanët e Tiranës?Ju ndoshta jeni në dijeni, ne jemi subjekt politik i djathtë. Kemi marrdhënie të mira me Partinë Demokratike, kishim komunikim të mirë me Berishën, tani me Bashën, por kemi komunikim të mirë edhe me Metën, vazhdojmë komunikimin institucional me kryeministrin dhe të gjithë politikanët. Sepse para së gjithash jemi shqiptarë, krahas ideologjive, përkatësive dhe bindjeve.Ju shkuat dy herë në Hagë dhe e vërteta doli në shesh. Keni ndonjë breng, kush ju ka mbështetur, qoftë edhe nga ato moralisht, e kam fjalë për politikanët.Më kanë mbështetur të gjithë, pasi e kanë kuptuar që është një padrejtësi që po u ndodh shqiptarëve, dhe jo mua, jo UÇK-së, jo të drejtës një grupi, por edhe të drejtës universale. Nëse e shohim pozicionin e luftës së Kosovës, ishte një luftë vetë-mbrojtje, ne luftuam për liri, luftuam për të mbetur gjallë. Pra, të gjithë më kanë përkrahë, disa më shumë, disa më pak. Më vjen mirë që në kohë lufte i kam shërbyer lirisë, të drejtës së vendit tim, të drejtës universale për liri edhe të ligjit ndërkombëtar. Ne kemi qënë në shërbim të ligjit ndërkombëtar, se e ndihmuam që të vendosej e drejta në Ballkan, që të hiqej nga fuqia një regjim jashtëzakonisht i keq, i z. Millosheviç, që në fund të fundit populli i tij e hoqi nga pushteti dhe ai përfundoi në burg. Është diçka e mirë që u ka ndodhur shqipëtarëve përpjekja për liri, por edhe dëshmimi i kësaj të drejte, që u dëshmua në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte, në Hagë.Gjithsesi z. Haradinaj, ju krahu i luftës, keni qënë edhe pas luftës i paragjykuar, përjashto Thaçin, keni pasur edhe vajtjen tuaj në Hagë, Fatmir Limaj në proces, kemi ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, z. Selimi, pra, mos po goditet krahu i luftës?Balancet në Ballkan vazhdojnë, ose nuk është ngushtësuar Ballkani mjaftueshëm. Është e kuptueshme që Kosova është një e drejtë e madhe që e kanë fituar shqiptarët, nga viti 1989-99, nga historia që shkruhet e që thuhet. Këto sfida që hasim ne janë të vogla, për të drejtën që është arrit. Janë tepër të vogla për të na gjunjëzuar, lëkundur, për të na hequr nga idealet e lirisë dhe nga e drejta jonë. Janë sfida që i kalojmë, një pjesë e tyre vijnë edhe për shkak të kualitetit të dobët qeverisës, se nuk arritëm të ndërtojmë kredibilitet të mjaftueshëm, rend dhe ligj, që të na besohet ligji në vend, pra është një dobësi, e mënyrës së qeverisjes. Ja kam atribuar, disa prej këtyre proceseve vetë kualiteteve qeverisëse të z. Thaçi. Se po ai të kishte arritur të krijonte kualitet qeverisës, në rend dhe ligj, të gjitha këto procese do ishin besuar tek ne, tek vendorët dhe e drejta në ligj do kishte një pamje tjetër.Kush është sot opozita reale në Kosovë?Të gjithë ata që s'pajtohen me trendet qeverisëse, këtu hynë AAK dhe unë, këtu hyjnë subjektet e tjera politike. Ne jemi në politikbërje, e qujamë një politikbërje reale, mos me thënë real-politik. Ne kemi menduar gjatë, kemi planifikuar gjatë, por jemi në zbatim e sipër, ne ndërmarrim veprime konkrete që ndihmojnë gjëndjen qeverisëse në vend, ndryshimin e kësaj qeverisjeje, ardhjen e një qeverisje të re dhe për këtë kemi propozuar dhe nocionin për shkarkimin e qeverisjes Thaçi.(Video: Intervista e plotë e Ramush Haradinaj)