Vlora dhe sezoni turistik, Breshani: Nuk do kemi turizëm pa larguar inertet VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2014, 18:52
Plazhet e Vlorës dhe Orikumit kërkojnë ndërhyrje imediate mbi pastrimin e territorit nëqoftëse, duam që këtë vit të jemi pjesë e sezonit turistik.Kështu ka deklaruar kryetari i Dhomës së Tregëtisë në këtë qark, Arben Breshani, ku sipas tij Vlora ende nuk ka marre pamjen e një bregdeti atraktiv për sytë e turistëve.Inertet, mbetjet e papastruara dhe mossistemimi i plazheve, janë ende problematika të mprehta.Vlora ka gati të gjitha kapacitetet akomoduese, por kërkohet që nga njësitë vendore të merren masat për sitemimin e vijës bregdetare të Vlorës e Orikumit.Këtë vit për shkak edhe të ndërhyrjes në infrastrukturë pritet të ketë një rritje të numrit të turistëve ndaj duhet ndërhyrë sa nuk është vonë.