Luan Rama takon strukturat e LSI-së: Monitoroni qeverisjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2014, 16:31
LSI ka treguar se është model serioziteti në qeverisje. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në mbledhjen e organizuar mesditën e sotme në Kavajë.Në takimin me strukturat drejtuese të LSI-së në këtë qytet, Rama tha se kjo parti ka treguar përkushtim dhe transparencë gjatë viteve të qeverisjes."LSI është model serioziteti dhe përkushtimi në qeverisje. Transparenca dhe llogaridhënia rrisin cilësinë e qeverisjes sonë."Gjithashtu sekretari i përgjithshëm i LSI, Rama ka kërkuar nga drejtuesit e partisë të jenë në monitorim të vazhdueshëm të mbarëvajtjes së qeverisjes.Ai theksoi se LSI do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarit.