PD: Qeveria Rama-Meta nuk kanë vullnet për deklaratën e përbashkët me opozitën

Partia Demokratike reagoi pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla, i cili fajësoi ish-kryeministrit Berisha se ka marrë “peng” rezolutën mes mazhorancës, opozitës dhe Parlamentit Europian.Ish-Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, në një dalje për mediat deklaroi se është qeveria Rama-Meta që nuk ka vullnet për deklaratën e përbashkët me opozitën. Sipas tij akti i fundit i mazhorancësështë loja kukafshehthi në Komitetin e Përbashkët Parlamentar të Stabilizim Asociimit.Deklarata e plotë:Arroganca e mazhorancës Rama-Meta nuk ka të sosur. Cdo premtim, kjo mazhorancë arrogante e zhbën në menyrën me teatrale të mundshme.Akti i fundit është loja kukafshehthi në Komitetin e Përbashkët Parlamentar të Stabilizim Asociimit.Fillimisht ia fshehën opozitës tekstin e projekt deklaratës së perbashket në mënyrë të paprecedente deri më sot. Ky ishte mesazhi i parë që; kjo mazhorancë nuk donte një deklarate të përbashkët nga ky takim. I gjendur përpara kësaj situate absurde, vetë kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian z.Eduard Kukan konfirmoi se deklarata ishte dërguar një javë para takimit në Kuvendin e Shqipërisë, dhe pohoi se problemi qëndron në Kuvendin e Shqipërisë.Opozita prej më shumë se tre javesh i është drejtuar me një letër Kryetarit te Kuvendit z. Meta, ku dënon këtë akt të turpshëm, dhe kërkon sqarime prej tij, por deri me sot z. Meta nuk ka denjuar të përgjigjet se përse projekt-deklarata, nuk iu dha opozitës.Pavarësisht nga ky fakt, ne përgatitëm dhe paraqitem propozimet tona gjatë takimit të Strasburgut. Fale bllokimit nga mazhoranca të propozimeve tona, deklrata nuk u miratua në Strasburg, por u la kohe për negociata në Tirane.Prej datës 13 Mars deri me 10 Prill, shumica nuk iu përgjigj propozimeve tona, duke treguar një mungese të plote interesi për një deklaratë të përbashkët.Pas kërkesës së përsëritur të opozitës për një reagim ndaj propozimeve te saj, mazhoranca më në fund nisi negocimin, te enjten e shkuar, pas 23 ditësh heshtjeje të plotë e të pajustifikueshme.Me gjithë këtë vullnet të qartë të opozitës, për të arritur në një deklarate të përbashkët ku do të përfshiheshin çështje thelbësore qe lidhen me kushtetutshmërinë, pavarësinë e institucioneve, respektimin e parimit të ndarjes se pushteteve, dyshja Rama-Meta nuk pati vullnet politik për një produkt të përbashkët. Me metoden e saj tashme te njohur, pasi ra fillimisht dakord, u kthye mbrapa dhe zhberi variantet e miratuara duke e rikthyer negocimin ne fazën fillestare.Shihet qarte se që në pikënisje dyshja Rama-Meta nuk ishte e interesuar të ndërtonte nje marrëdhënie normale me opozitën. Duke fshehur projekt-deklaratën, duke zvarritur kohën e negocimit në kufijtë maksimale, dhe së fundmi duke bërë prapakthehu nga pikat për të cilat kishte dhënë konsensusin më herët, dyshja Rama-Meta faktoi se i mungon interesi dhe vullneti për avancimin e integrimit europian te vendit.