Bushati-Erdogan: Projekte konkrete në fushat e infrastrukturës, bujqësisë dhe turizmit
Në vijim të vizitës që po zhvillon në Turqi, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, u prit nga Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.Gjatë takimit bashkëbiseduesit shprehën vlerësime për punën e kryer drejt thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.Ministri Bushati dhe Kryeministri Erdogan ranë dakord për zbatimin e projekteve konkrete në fushat e infrastrukturës, bujqësisë dhe turizmit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punësimin dhe përmirësimin e situatës ekonomike.Ministri Bushati informoi Kryeministrin Erdogan për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe parashtroi pikëpamjet e Qeverisë shqiptare për nxitjen e projekteve strategjike në rajon, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar.Kryeministri Erdogan shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon, dhe shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë në një moment shumë të afërt.Më shumëShqipëri-Turqi, formohet Këshilli i Nivelit të Lartë, Bushati takon Davutoglun