Panariti premton mbështetje për fermerët: Prodhimet e Lushnjes janë bio VIDEO

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave , Edmond Panariti, zhvilloi sot një takim me fermerët e zonës së Lushnjes, që është dhe baza e prodhimit bujqësor në Shqipëri. Tema e takimit ishte “Kontrolli i mbetjeve tek perimet e freskëta”.Në këtë takim merrnin pjesë profesorë të Universitetit bujqësor të Kamzës, ekspertë nga ISUV, ekspertë të perimeve, përfaqësues të pushtetit lokal dhe fermerë të zonës së Lushnjes e Fierit.Rezultati i analizave te perimet- negativNë këtë takim nëndrejtori i ISUV,Ardian Xinxo paraqiti rezultatet e analizave të kryera këto muaj mbi perimet e freskëta, vajin e ullirit, djathin me niseshte, etj si në Laboratorin e Lushnjes ashtu dhe në ISUV (Instituti i Sigurise Ushqimore e Veterinare).Rezultatet mbi mostrat e perimeve të freskëta të analizuara deri tani janë të gjitha negative dhe nuk kanë asnjë problem për konsumatorin. Sipas këtij raporti janë analizuar këto produkte: Domate, spec trangull sallate dhe spinaq.Analizat janë bërë për pesticide, fitohormone, metale të rënda dhe stimuluesve të rritjes dhe pjekes. (rezultati i analizave ne emailin pasues nga Ministria e Bujqesise)Mbrojte per fermeretPas këtij prezantimi, Ministri Panariti duke garantuar dhe njëherë gjithë fermerët se prodhimet shqiptare të freskëta janë të sigurta për konsumatorin, i garantoi ata se shteti do bëjë të pamundurën të shtojë kontrollet, përmes AKU-së do të marrë rregullisht mostra produktesh për analiza dhe të qetësojë prodhuesin dhe konsumatorin.Ai tërhoqi vëmendjen për gjithë ata fermerë që kanë mungesë njohurie për sasinë e pesticideve, dhe mbetjeve që duhen përdorur të kontaktojnë agronomët në qendrat bujqësore, dhe kërkoi që të sjellin mostrat e tyre në këto laboratorë.Nga ana tjetër Panariti tha se Ministria e Bujqësisë me skemat e reja të subvencioneve do fokusohet te pikat e grumbullimit, pasi synimi është që mundi dhe djersa e fermereve të mos shkojë kot por prodhimi i tyre të thithet, ose të shitet si produkt i cilësisë së parë ose të shkojë për përpunim. Qëllimi i skemave financiare është të lidhet prodhimi me tregun.Apel për spekulantëtNga ana tjetër u bëri thirrje gjithë spekulantëve të mos dëmtojnë interesat e prodhimit vendas. U bëri thirrje mediave të marrin mendimet e eksperteve dhe specialistëve dhe jo të njerëzve të rastësishëm që nuk njohin problemin dhe shkaktojnë panik në popull. Panariti tha se Ministria po instalon një sistem krejtesisht të ri, në sigurinë ushqimore, të kontrolit nga ferma në tavolinë, pasi kontrolli në treg siç ka ekzstuar deri tani nuk sjell asgjë, pasi në treg është shumë vonë dhe prodhimi eshte shitur.Kontrolli i perimeve dhe frutave do bëhet direkt sa del nga ferma. Analizat do bëhen në laboratore rajonale, aty ku është prodhimi. Rastet pozitive do shkojnë në ISUV për trajtim të metejshëm. Bizneset duhet të pajisen me certifikatë të garancisë e sigurisë nga ISUV . Të mos harrojmë se ka dhe interesa të tjera që duan që produktet tona të mos shiten që të shitet më shumë produkti i importuar."Unë u bëj thirrje prodhuesve tanë të krijojnë një marrëdhënie të ndershme me konsumatorin të mos abuzojnë me produktin. Ne do japim dhe vulën e cilësisë, e cila do të jetë certifikatë për gjithë prodhimet tona në botë. Ne i kemi gjithë kapacitetet që prodhimi ynë të dalë në treg, te jetë i garantuar, i certifikuar dhe të jetë në standardet e BE".Një tjetër thirrje e Ministrit Panariti ishte për inkurajimin e prodhimit bio. Ai u kërkoi fermerevë të gjejne alternative te prodhimit bio, duke përmendur si shembull domaten e Shen Gjergjit e cila shitet e gjitha në treg sapo del. Ai tha se skemat mbështeteëse do financojnë koston e prodhimit bio, ndaj u bëri thirrje fermerevë të orioentohen drejt prodhimit bio, pasi edh pse mund të shitet pak më shtrenjtë konsumatori do e preferojë më shumë pasi është ndërgjegjësuar dhe kërkon produkt cilësor.Fermerët: Po na dëmtojnë qëllimishtMë pas e morën fjalën fermerët të cilet ishin të shqetësuar nga zërat në media së fundi se prodhimet e tyre janë të ndotura. Ata u shprehën se janë të ndershëm në atë që prodhojnë, kanë informacionin e duhur për përdorimin e pesticideve dhe të produkteve të tjerë stimulues të prodhimit. Ata u shprehën se qëllimi i tyre është ti shesin produktet, ndaj përpiqen që produktet e tyre të jenë sa më të shendeteshme…Fjalën e morën dhe profesorët e Universitetit bujqësor Kamëz, ekspertë për perimet, të cilët u shprehën se duhet në cdo kohë te merret mendimi i specialistëve dhe të mos krijohet panik i kotë në publik.