Shpërthim në një vilë në Tiranë nga rrjedhja e gazit, s'ka viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2014, 09:02
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në afërsi të Shkollës Teknologjike në Tiranë, orët e vona të mbrëmjes së djeshme.Shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një banesë trekatëshe në afërsi të urës.Kanë qënë dy gra që jetonin në atë banesë, të cilat telefonuan për rrjedhjen e gazit, që solli shpërthimin.Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa edhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi nuk kanë qenë të mëdha.