Statusi, fushata lobuese në Paris e Londër. Lazimi: Mungesa e rezolutës me PE, ndikim negativ VIDEO

Qeveria shqiptare po vijon fushatën lobuese për statusin e vendit kandidat. Një muaj para vendimit, kryeministri Rama pritet të vizitojnë në maj Francën, një ndër vendet që refuzoi statusin në dhjetor, ndërsa Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha pritet të zhvillojë një vizitë në Londër.Zëvendësministri i Integrimit, Majlind Lazimi, tha në studion e lajmeve në Ora News, se vendet skeptike duhet të njohin përpjekjet e Shqipërisë drejt rrugës së integrimit.“Ka pasur vizita të rëndësishme qoftë të Ministres Gjosha në Greqi, do kemi vizita në të ardhmen edhe të vetë kryeministrit në Francë, të Ministres Gjosha në Angli për të pasur një lloj raportimi të drejtëpërdrejtë, për të informuar në mënyrë konçize përpjekjet e qeverisë shqiptare, masat që ka marrë çdo Ministri e linjës, e cila ka një rëndësi të madhe në realizimin e 5 prioriteteve”tha Lazimi.Po sa ndikim do të ketë mungesa e rezolutës me parlamentin europian tek vendimi i qershorit?majlind lazimi2“Raporti iqershorit patjetër që do marrë në konsideratë, do mbaj shënim për të gjithë zhvillimet, qofshin këto pozitive, qofshin negative. Dhe nuk ka asnjë lloj sekreti që ky nuk është një zhvillim pozitiv. Klasa politike fatkeqësisht akoma nuk kupton që integrimi europian në asnjë rast nuk duhet të bëhet mollë sherri për zgjidhur apo për të krijuar alibira për problemet e brendshme. Unë besoj që impakti nuk do duhet të jetë i madh, por gjithsesi është e rëndëishme të ruajmë fokusin. Qeveria të paktën nga ana e saj është shumë e fokusuar për të dëshmuar çfarë ka në dorë për të ofruar të gjithë kompromiset e nevojshme, për të ofruar të gjithë hapësirën që do opozita” deklaroi ai.Numri dy i Ministrisë së Integrimit, Majlind Lazimi, u shpreh se objektivi madhor i qeverisë Rama mbetet çelja e negociatave.