Mbledhja e Këshillit bashkiak Fier, LSI: Kemi ankesa nga qytetarët, juristja nuk i përgjigjet VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2014, 18:29
Mbledhja e Këshillit bashkiak në Fier ka shënuar debate mbi miratimin e Komisionit të strehimit.Kanë qenë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ata të cilët kundërshtuan rikonfirmim të Komisionit të mëparshëm, duke e cilësuar të dështuar.Anëtarja, Anila Haxhiu, akuzoi drejtpërdrejt juristen e Bashkisë së Fierit, Esmeralda Kapllani, kur tha se qytetarët kanë ndeshur probleme juridike në Komisionin e mëparshëm të strehimit.