Nëna e Gerti Pashjas: Djali im i pafajshëm, nuk ka dërguar ushtarë në Siri VIDEO

Ike Pashja rreth të 70-ve, ka udhëtuar që herët nga Peqini drejt Tiranës për takuar djalin e saj Gertin, i cili ndodhet në burgun 313, i akuzuar si pritësi i shqiptarëve në Turqi, të cilët më pas i kalonte në Siri.Ikja ka dalë pas takimit në gjendje jo të mirë emocionale, e cila frekuentonte edhe gjendjen e të birit, pas hekurave të burgut.Ajo është shprehur për Ora News se 30 vjeçari kërkon të pyetet për akuzat e ngritura ndaj tij, pasi në gjykatë nuk iu lejua të japë sqarime.“Gerti nuk ishte në gjendje të mirë emocionale për arsye se nuk i kanë bërë asnjë pyetje gjatë proçesit të gjyqit. Dhe ndjehesh i diskriminuar për këtë gjykatën aty, që nuk më bënë pyetje që unë ti jepja përgjigje. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë tek djali im që ka pritur njerëz për të rekrutuar në Siri. Por duhet të dini se ato njerëz që kanë ikur në Siri janë njerëz mbi 18-vjeç” tha nëna e Pashjas.Ajo ka sqaruar se Gerti vazhdonte shkollën në Turqi. Sipas saj 30 vjeçari nuk ka qënë asnjëherë në Siri dhe nuk ka mashtruar njeri, për ta dërguar në luftë.Ndër të tjera Ike Pashja thotë se qeveria dhe komuniteti myslyman duhet t’i kishin paraprirë problemit sirian.“Djali im nuk ka qenë asnjëherë në Siri, se po të ishte në Siri ai do të qëndronte atje.Por djali im ka qenë gjithmonë në Turqi dhe unë kam folur gati çdo javë me djalin tim. Ndërsa kërkoj nga shteti apo organet kompetente që atë luftën e Sirisë duhet ta kishin trajtuar më përpara” u shpreh Ike Pashja.Djali im nuk është terrorist dhe kërkoj nga drejtësia të hetojë, përfundon 70 vjecarja.Më shumëRekrutonte xhihadistë në Siri, Fshatarët: Si e njohim ne Gerti Pashjan