Papa Francesku kremton të premten e zezë FOTO
Papa Francesku ka kremtuar mbrëmjen shenjtë të së premtes, për të dytin vit rradhazi, natën përpara Pashkëve. Mbi 40 mijë persona u mblodhën në Romë, tek Koloseumi, nën hënën e plotë. Kjo meshë, iu dedikua sërish nga Ati i Shenjtë, krizave në mbarë botën, kryesisht asaj financiare dhe pasojave të rënda të saj: papunësisë dhe efekteve sociale.
"Paraja sot qeveris në vend që të shërbejë" ka thënë Papa Francesku. Më pas Ati i Shenjtë u ndal gjatë në një lutje për emigrantët, për gratë që kanë rënë pre e dhunës, për të burgosurit, për të varfërit e për të braktisurit.
Mesha nisi rreth orës 21 ndërsa përfundoi pas dy orësh, në praninë e mbi 800 mijë besimtarëve brenda dhe jashtë Koloseumit që kishin mbërritur në Romë nga dhjetëra shtete të botës ndërsa në të morën pjesë 61 delegacione të huaja, 19 krerë shtetesh dhe 24 kryeministra. I gjithë rituali është transmetuar live në rreth 60 shtete, e përkthyer në 7 gjuhë të huaja. Ndërsa lutjet e përgatitura nga Monsinjor Giancarlo Maria Bregantini u lexuan nga aktorja Virna Lisi. Mbrëmjen e sotme, Papa Francesku do të drejtojë meshën e Pashkëve, në Bazilikën e Shën Peters.
Nuk ndodh rregullisht por këtë vit, Pashkët Katolike dhe ato Ortodokse përkojnë në të njëjtën ditë. Kisha e Lindjes por edhe ajo e Perëndimit, e konsiderojnë këtë javë si më të shenjtën e vitit, që kujton momentin e kryqëzimit të Krishtit në të premten e zezë dhe ringjalljen e tij të dielën e Pashkëve, e cila kremtohet më 20 prill.


