Bllokimi i turistëve francezë zhbllokon Thethin, shteti iu hap rrugën VIDEO
Pas 18 orësh të bllokuar në dëborë në Qafën e Thores në aksin rrugor Bog-Theth, 8 turistët francezë kanë mundur që të vijojnë udhëtimin e tyre. Operacioni i zhbllokimit të rrugëve është ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile me mbështetjen e Prefekturës së Shkodrës.Pas inspektimit të kësaj ndërhyrje, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, paralajmeroi drejtues te ndërmarrjes së rrugëve ruale dhe nacionale të qarkut Shkodër se do të mbajnë përgjegjësi penale për mos ndërhyrjë në kohë.Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, i bëri apel qeverisë shqiptare që te dërgojë fondet në Drejtoritë e Mirëmbajtjes.Kryetari i komunës Shale, Bal Vuksani, u shpreh se rrugët e kësaj zone do të mbeteshin të bllokuara nëse nuk do të ishin turistët.Ndërkohë vetë turistët shprehen të lumtur që e kaluan këtë situatë.Grupi i turistëve po ktheheshin nga Thethi në drejtim të Shkodrës, teksa u bllokuan në dëborë.Reshjet e dëborës kanë shoqëruar qarkun e Shkodrës gjatë së mërkurës dhe kanë krijuar probleme në zonat e thella malore, ndërkohë që ndërhyrjet për zhbllokimin e akseve kanë qenë minimale.