Debati publik mes kandidatëve për president të KE-së
Më 28 prill në orën 19:00, live për mediat, do të zhvillohet debati i parë presidencial, në mes kandidatëve për presidencës e rradhës të Komisionit Europian, që do të zhvillohet në Hollandë.Të katër kandidatët, Jean-Claude Juncker nga "Partia Popullore Europiane", Martin Schulz nga "Partia e Socialistëve Europianë", Guy Verhofstadt nga "Aleanca e liberalëve dhe demokratëve për Partinë e Europës" dhe Ska Keller nga "Partia e Gjelbër Europiane" do të përballen në një debat televiziv, për çështjet kryesore që shqetësojnë Bashkimin Europian dhe të ardhmen e tij.Debati do të moderohet nga gazetarët Isabelle Kumar dhe Chris Burns, për 90 minuta ndërsa do të trasmetohet live në mbarë botën, duke u përkthyer në 13 gjuhë të huaja.Më parë, zgjedhjet në Parlamentin Europian nuk kanë qënë kaq të rëndësishme por këtë herë, sikurse shkruhet edhe në slloganin e këtyre zgjedhjeve, "do të jetë ndryshe". Madje vetë kandidatët kanë kërkuar pyetje edhe përmes rrjeteve sociale për këtë debat, përmes Twitter, Facebook apo Google+.