SHBA, kapen 3,3 tonë kokainë në Karaibe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2014, 13:23
Roja bregdetare amerikane njoftoi kapjen e 3,3 tonë kokainë me vlerën 110 milionë dollarë në detin e Karaibeve."Bëhet fjalë për një nga kapjet më të rëndësishme të kryera prej shumë vitesh në Karaibe", shpjegon Mark Barney, pjesëtar i rojes bregdetare.Kjo ngarkesë u transferua në portin e Majemit dhe iu dorëzua agjentëve të policisë federale.Operacioni i parë u zhvillua në jug të Xhamajkës. Agjentët gjetën disa pako të mbushura me kokainë që lundronin në det, pranë një zone ku autoritetet dyshonin se peshkatarët ishin të lidhur me trafikantët.Operacioni i dytë u zhvillua në det të hapur, mes Kolumbisë dhe Nikaraguas, ku rojat bregdetare arriti të ndalojë një anije në bord të së cilës kishte 900 kilogram kokainë. (marrë nga ATSH)