I vret djalin 18-vjeçar, nëna e viktimës i “fal” jetën para ekzekutimit FOTO

Në një mënyrë tronditëse dhe tejet prekëse, nëna e një 18 vjeçari të vrarë për në Iran, i ka"falur" jetën vrasësit të djalit të saj, në momentin e fundit, vetëm disa çaste përpara se të varej në litar, ndërsa shte vendosur edhe në trekëmbësh.1Në momentin e fundit, ndërsa ishte vendosur dhe litari në qafën e Balalit, i cili kishte goditur me thikë për vdekje shtatë vjet më parë një 18-vjeçar pas një zënke në rrugë, nëna e viktimës iu afrua, i dha një shuplakë në fytyrë dhe i tha atij se ai i ka falur jetën.. . nëna e vrasësit menjëherë pas kësaj vrapoi dhe duke qarë përqafoi nënën e viktimës.2I ati i viktimës, ka shpjeguar se gruaja e tij, Abdolghani Hosseinzadeh, tre ditë më parë pa në ëndërr djalin e saj të vdekur, i cili i tha asaj se ai tashmë ndodhej në një vend të bukur dhe nuk ka asnjë arsye për hakmarrje ... Ditën tjetër, nëna u qetësua dhe morri vendimin e saj...3Sipas ligjit në Iran, familja e një victim të vrarë, mund të jenë pjjesëmarrës në ekzekutimin e vrasësit dhe mendimi i tyre ka rëndësi në faljen që mund të jepet, por jo në lirimin e tyre ...Në Iran, dënimi me vdekje është shumë i përhapur, dhe deri në shkurt 2014, rreth 100 vetë janë ekzekutuar.