Kore, fundoset trageti me 476 pasagjerë, gati 293 të zhdukur
Qindra persona rezultojnë të zhdukur, pasi një target me 476 pasagjere në bord, është përmbysur dhe është fundosur në ujrat e Koresë së jugut. Trageti, ëe bordin e të cilit udhëtonin 330 studentë të një shkolle në Seul, po udhëtonte nga porti i Incheon, në veri-perëndim, drejt resortit turistik të Jeju-së në Jug të Koresë. Pas lajmit, menjëherë kanë nisur kërkimet përmes dhjetëra anijeve dhe helikopterëve. Edhe pse kanë kaluar disa orë pasi trageti u fundos, dhe pavarësisht kërkimeve intensive, 290 rezultojnë të zhdukur. Autoritetet e Koresë së Jugut deklaruan fillimisht se 368 persona janë nxjerrë nga trageti dhe janë gjallë por me pas lajmi u mohua, pasi sipas tyre, ishte numëruar gabim.Deri më tani është konfirmuar zyrtarisht se 2 persona kanë vdekur ndërsa 13 të tjerë janë dërguar në spital për shkak të gjendjes së rëndë. Imazhet tregojnë se fillimisht trageti është përmbysur në një anë të tij por me pas, brenda pak minuta, është zhytur e gjitha ndërsa vetëm një pjese e saj mund të shihet mbi ujë.Sipas pamjeve të para të xhiruara nga mediat lokale, disa të rinj kanë arritur të shpëtojnë pasi janë hedhur në det nga dritaret e kabinës dhe kanë arritur të shpëtojnë pasi janë ndihmuar nga disa anije tregtare aty pranë ndërsa deklaruan për mediat se miqte e tyre kishin mbetur te bllokuar. Aktualisht ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të gjetur trupat e të zhdukurve.Ende nuk është i qartë shkaku qe shkaktoi këtë incident të rëndë por të shpëtuarit thonë se fillimisht është dëgjuar një zhurmë dhe menjëherë pas saj, anija u anua dhe u mbyt. Ndersa autoritetet koreano-jugor kanë deklaruar fillimisht se shkak mund të ketë qenë edhe moti i keq. Trageti kishte një kapacitet prej 900 personash ndërsa në bordin e tij në momentin e fundosjes, kishte vetëm 476 pasagjere.





