“Washington Post” dhe “The Guardian” fitojnë Çmimin Pulitzer
WP dhe Guardian fitojnë Çmimin PulitzerGazetat “Washington Post” dhe “ The Guardian” kanë fituar Çmimin Pulitzer për mbulimin e Edward Snowdenit dhe të programit të mbikëqyrjes sekrete të SHBA-së.Të dyja gazetat kanë siguruar mbulim të detajuar të dosjeve që ka nxjerrë Snowden, e që tregojnë se si Agjencia për Siguri Kombëtare ka përgjuar telefonat celular dhe të dhënat në internet.Për raportimin ndërkombëtar u vlerësuan dy gazetarë të agjencisë “Reuters”, Jason Szep dhe Andrew R.C.Në kategorinë ‘Breaking news’, çmimin e ka fituar Boston Globe, gazetë kjo që nga sekonda në sekondë ka raportuar për një nga ngjarjet më dramatike në vitin e kaluar, sulmin terrorist në maratonën e Bostonit.Pas ndarjes së çmimeve Snowden komentoi duke thënë se “Pulitzer na kujton se çfarë ndikimi dhe roli ka një shtyp i lirë dhe i pavarur”.Çmimi Pulitzer ndahet në Shtetet e Bashkuara për arritjet në gazetarinë e shkruar dhe online, për letërsi dhe krijime muzikore.