Libi, rrëmbehet ambasadori i Jordanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2014, 12:41
Persona të armatosur kanë rrëmbyer ambasadorin e Jordanisë në Tripoli të Libisë, pasi kanë sulmuar makinën e tij.Ministria e Jashtme e Jordanisë ka konfirmuar rrëmbimin e ambasadorit Favaz Aitan dhe ka thënë se është duke hetuar rastin.Incidenti ndodh vetëm dy ditë pasi kryeministri i Libisë, Abdullah Al-Thani, ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se ai dhe familja e tij janë sulmuar.Në muajin janar, pesë diplomatë egjiptianë janë rrëmbyer përkohësisht në Tripoli, ndërsa eskorda e ambasadorit britanik është sulmuar me raketa.Libia mbetet jostabile edhe tre vjet pas rrëzimit të diktatorit Muammer Qaddafi