Trupat siriane rimarrin qytetin Maalula
Trupat siriane të mbështetura nga luftëtarët Hezbollah kanë rimarrë qytetin e lashtë Maalula, që mbahej nga kryengritësit – një tjetër sukses i tyre ky në rajonin strategjik Kalamun.Marrja e qytetit të krishterë erdhi menjëherë pas rënies së al-Sarkës, një tjetër qytet pranë kufirit të Sirisë me Libanin.Trupat siriane i kanë përqendruar përpjekjet te rimarrja e qyteteve kufitare, pasi ato ndodhen në afërsi të rrugës kryesore që lidh Damaskun me Homsi, një arterie kryesore për furnizimin e kryengritësve.Forcat kryengritëse e morën Maalulën në dhjetor, por kontrolli i qytetit ka ndryshuar disa herë që nga ajo kohë.Dje, presidenti sirian Bashar al-Assad tha se lufta civile tre-vjeçare është kthyer në favor të tij.Ndërkohë, një grup ndërkombëtar që mbikqyr procesin e armëve kimike të Sirisë thotë se 65 për qind e arsenalit që dispononte vendi tani janë hequr, por se duhet vepruar më me shpejtësi.Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike tha sot përmes një deklarate se qeveria siriane dërgoi ngarkesën e 13-të të armëve kimike në portin e Latakias.Drejtori i Organizatës, Ahmet Uzumçu, i cilësoi veprimet e qeverisë “të nevojshme dhe inkurajuese”, por shtoi se Siria duhet të vazhdojë me procesin e nisur, me qëllim që largimi i armëve kimike nga Siria të bëhet brenda afatit. Ky afat skadon më 30 qershor.