Ukraina luftë me separatistët pro-rusë, avionë e tanke në veprim, mediat: 11 të vrarë

thotë se forcat qeveritare kanë marrë nën kontrollë aeroportin në qytetin lindor ukrainas Kramatorsk.Gjatë marrjes së aeroportit, janë dëgjuar të shtëna ,ndërsa nuk dihet për numrin e viktimave. Mediat ruse kanë bërë me dije se katër deri në pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën gjatë këtij operacioni.Kanali televiziv Rossiya 24, ka shfaqur pamje televizive nga Kramatorsk ku shihen avionë luftarakë dhe helikopterë duke fluturuar mbi zonë.Në qytetin tjetër Slovyansk, forcat ukrainase të mbështetura nga automjete të blinduara kanë arritur të rrethojnë një grup pro-rus.Rreth 500 trupa ushtarake ukrainase të mbështetura nga 20 autoblinda dhe tanke, raportohet se kanë hyrë në qytetin Slovyansk.Sipas mediave te huaja prej disa ditesh ka pasur shenja se qeveria e re e Ukrainës po përpiqet të ushtrojë fuqinë e saj në lindje të vendit, pa shfaqe të madhe të forcës, veçanërisht në Donjesk dhe Karkiv, ku militantët prej ditësh kanë zaptuar godinat qeveritare.Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se çdo përdorim i forcës nga qeveria e Ukrainës në lindje mund të dëmtojë bisedimet mbi krizën që përfshin BE , Rusinë, SHBA dhe Ukrainën , të cilat do të mbahen në Gjenevë."Ju nuk mund të dërgoni tanke kundër qytetarëve tuaj dhe në të njëjtën kohë të mbani bisedime , " tha Lavrorv gjate një vizite në Kinë.Por Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, deklaroi nga Berlini se do të rriten sanksionet ndaj Rusisë, nëse kjo e fundit nuk është e gatshme të zgjidhë krizën e Ukrainës."Nëse Rusia nuk është e gatshme ti japë fund përshkallëzimit të situatës në lindje të Ukrainës, duhet të përgatitet se Gjermania dhe Bashkimi Europian do të nisin fazën e tretë të sanksioneve” , tha ai.Ndërkohë Rusia nga ana e saj ka mohuar të gjitha akuzat për orkestrim të protestave në lindje të Ukrainës, duke akuzuar qeverinë e Kievit për paaftësi dhe nëpërkëmbje të interesave të popullësisë etnike ruse.