Nigeri, militantët rrëmbejnë 100 nxënëse të shkollës së mesme
Më shumë se 100 nxënëse të shkollës së mesme në Nigeri, janë rrëmbyer nga kryengritësit e dyshuar islamik.Zyrtarët e sigurisë thanë se nxënëset janë marrë nga persona të armatosur të cilët kanë kontrolluar shkollën në Chibok, që gjenet në pjesën verulindore të qytetit Borno të Nigerisë.Rrëmbimet sipas autoriteteve nigeriane kanë ndodhur në orët e fundit të ditës së djeshme.Sipas raporteve, personat e armatosur kanë tejkaluar rojet dhe kanë hyrë në shkollë.Ndonëse numri i saktë i të rrëmbyerave nuk dihet, autoritetet thonë se rreth 100 vajza janë rrëmbyer.Bastisja, është kryer nga militantët e grupit Boko Haram, grup ky i njohur për sulmin ndaj shkollave në verilindje të Nigerisë.Boko Haram dyshohet poashtu se qëndron prapa sulmit me bomë që ka ngjarë gjatë ditës së djeshme në stacionin e autobusëve në kryeqytetin e Nigerisë, ku mbetën të vdekur 71 persona.