Hollande-Obama, bisedojnë për sanksione të reja kundër Rusisë

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka biseduar me presidentin amerikan, Barack Obama, për sanksionet e mëtejshme perëndimore kundër Rusisë, ka njoftuar sot Presidenca franceze.Të dy Presidentët janë shprehur të shqetësuar për dhunën aktuale në pjesën lindore të Ukrainës, ku grupet proruse i kanë okupuar ndërtesat qeveritare.Hollande ka thënë se shpreson se takimi i 17 prillit i përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, do ta “filloj dialogun” për uljen ne tensioneve.Hollande, poashtu, ka biseduar për masat e ardhshme të mundshme kundër Moskës edhe me kryeministrin e Britanisë, David Cameron.Shtetet perëndimore janë kërcënuar me sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë në Ukrainë, dhe për rolin e dyshuar të Moskës në mbështjetjen e protestuesve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.