Letërsia në zi, humb Markes. Kolumbia shpall tre ditë zi kombëtare FOTO

Kolumbia shpall tre ditë zi kombëtare për humbjen e shkrimtarit të realitetit magjik, fituesin e çmimit Nobel, Gabriel Garsia Markes.“Një shkrimtar që i ndryshoi jetën lexuesve të vet” ka thënë presidenti Kolumbian Juan Manuel Santos në një fjalim në kujtim të shkrimtarit të madh ku njoftoi edhe zinë kombëtare.“Ishte një mik i sinqetë dhe besnik i liderëve revolucionarë të Amerikës Latine, komentoi përmes Twitterit presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro.Gabriel Garsia Markes ndërroi jetë dje në moshën 87 vjeçare në qytetin e tij Meksiko.Markes është konsideruar një prej autorëve më të mëdhej të gjuhës spanjolle.Vepra më e mirë e tij është “Njëqind vjet vetmi”.Vepra e botuar për herë të parë në 1967 është shitur më shumë se 30 milion kopje dhe ai u vlerësua me Nobelin për Letërsinë në 1982. Kohët e fundit daljet e tij publike u pakësuan pasi Markes ishte i sëmurë.Ditët e fundit të jetës Markes jetonte në Meksiko, ku po shkruante autobiografinë e vet.Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden edhe "Dashuri në kohërat e kolerës" që ka ardhur në shqip nga përkthyesja Mira Meksi, "Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar", dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga Robert Shvarc. Veprat e Markezit në shqip janë përkthyer edhe nga Ramiz Kelmendi, Veton Surroi dhe Aurel Plasari. (Në foto: Shkrimtari Gabriel Garsia Markez i cili ndërroi jetë sot)